Fotot e papublikuara, ja kush janë dy persona që kërkohen për vrasjen e mikut të Ervis Martinaj

22 Korrik 2020, 14:12| Përditesimi: 22 Korrik 2020, 14:22

  • Share

Zbulohen fotot e dy personave që janë shpallur në kërkim nga prokuroria e Laçit, për vrasjen e biznesmenit Paulin Gjegji (Markaj) dhe Bujar Hasanit (Lika), mikut të ngushtë të biznesmenit Ervis Martinaj. Ngjarja që tronditi Laçin, deri në këtë fazë të hetimit ka dy persona të arrestuar, Ilir Xhepaj dhe autorin e vrasjes Eduard Lama. Ndërkohë janë proceduar dhe dy mjekët Besim Lama dhe Viktor Marku.

Dy personat që po shihni në fotot e siguruara ekskluzivisht nga “Report Tv” vijojnë ende të jenë në kërkim nga policia e Shtetit dhe sot e kësaj dite nuk janë lokalizuar dhe arrestuar nga policia. Njëri prej tyre Klaudio Perkola, është djali i një efektivi policie në komisariatin e Laçit, i quajtur Gjovalin Perkola. Ndërsa Elson Oltion,Alija (Vlashi),është personi tjetër, i cili ka qenë pjesë e grupit të përbërë nga 4 vetë të cilët organizuan vrasjen e Bujar Hasanit dhe Paulin Gjergjit.

1595420545_1595417578KlaudioPerkolaElsonOltionAlijaVlashi.jpg

Elson Alija dhe Klaudio Perkola

 

Ngjarje tronditi Laçin, për shkak të egërsisë së krimit dhe mënyrës së kryerjes së tij, por edhe për shkak se dy viktimat ishin emra të njohur në zonë. Njëri prej autorëve, Ilir Xhepaj një personazh i njohur për drejtësinë, ka qenë njeriu që ka mbajtur të neutralizuar me armë dy djemtë e Paulin Gjergjit, që të mos lëviznin nga makina e tyre “Range-Rover”.

Xhepaj po ashtu së bashku me një shok tjetër Elson (Oltion), Alija (Vlashi), kanë hyrë brenda në lokalin “A&A” duke ndihmuar të plagosurin Eduard Lamaj, pasi ky i fundit, gjatë shkëmbimit të zjarrit me Bujar Hasanin, mbeti i dëmtuar me një plumb, në gjurin e këmbës së majtë. Ndërkohë besohet se djali i policit të Laçit, Klaudio Perkola, ka qenë në pozicionin e shoferit të automjetit tip “Golf 5”.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Vlora: 22/07/2020 16:14

    I shembni ne dru te tregojn kush i pagoi qe kryen ket vrasje te pa bes.. mos i lini te flejn gjum vetem dru nat e dit.. le te bejn heroin pastaj..rrugacet se paulini ishte njeri me zemer te madhe,dhe nuk e meritonte ket fund tragjik.

    Përgjigju
  • Kanuli i lek dukagjinit: 22/07/2020 15:08

    Gjaku nuk falet,,,gjaku s'hup kurre thote kanuni...haku do marre se te perqesh dynjaja...

    Përgjigju
    • patrioti: 22/11/2020 11:21

      po mir mor hasta cfar ka ndodh atehere qe aty nuk paska shkuar asnje qe te vrasin?gazetaret shkruajne ate qe degjojne e thte policija.ti di gje se cfar ka ndodhur me te vertete?

    • Hasta el fuego: 22/07/2020 15:26

      Na hanksh ka.. ti me lek dukagjinin dhe kanunin a di ti mor zagar qe aty ska shku njeri me vra njeri po ju ka nodh fatkeqsia te dyja palve dhe ata te shkretit kan vdek e kta te tjert kan myll jeten neper burgje, po se ka njerz si fara jote ne shqipri si besojn qa thot gazeta ne mgjes e bani najm gjith diten neper lulishte e ke shkallt e pallatit tu hanger lule djelli..me folni per kanun si veq fjalen i dini sja keni provu kurr pasojat.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?