Fotot e politikanëve grumbull për fushatë, Rama: Sjellje e papërgjegjshme dhe e pajustifikueshme jo vetëm e opozitës, por e kam edhe për PS-në (VIDEO)

8 Shkurt 2021, 11:20| Përditesimi: 8 Shkurt 2021, 12:31

  • Share

Të papërgjegjshme dhe të pajustifikueshme, i ka quajtur kryeministri Edi Rama mbledhjet e partive politike për fushatë, përfshirë këtu edhe anëtarët e partisë së tij. Ai shtoi se ka pasur një neglizhencë të madhe të respektimit të masave, por theksoi se një gjë e tillë nuk ka sjelle kaos në sistemin shëndetësor. Megjithatë, pavarësisht kësaj, Rama tha se duhen marrë masa që një gjë e tillë të mos vijojë përkeqësimin e rasteve ditore.

“Në kushtet kur po shohim një rritje të numrave të infektimeve, kur kemi sinjale të arsyeshme mbi hyrjen në Shqipëri të varianteve të reja të COVID-19, kur po rritet infektimi i moshave të reja dhe faktikisht po ulet edhe mesatarja e moshës të së shtruarve në spitalet COVID, natyrisht që jemi shumë të motivuar për të bërë gjithçka siç duhet që të mos kthehemi tek masat kufizuese, por për këtë duhet motivim i gjithsecilit. Që të funksionojnë sic duhet duhen zbatuar. Nga ana tjetër qasja e autoriteteve të shëndetësisë dhe në tërsi të autoriteteve që janë përgjegjëse ka qenë një qasje më shumë sensibilizuese dhe mirëkuptuese se represive, mirëpo mesa duket nga çfarë konstatohet prej autoriteteve shëndetësore ka një rënie të angazhimit të qytetarëve duke filluar që nga vendosja e maskës kudo, jashtë shtëpisë duke vazhduar me rregullat e vendosura për njësitë tregtare dhe me eksese të patolerueshme në lokale të caktuara apo qoftë edhe nga politikanët dhe këtu me politikanët dua ta bëj të qartë që nuk e kam fjalën vetëm për partitë e tjera, por edhe ata që janë pjesë e partisë që drejtoj që shkelin rregullat duke u mbledhur me salla e dhoma me më shumë se personat e përcaktuar si numër e komitetit teknik. Kjo është e papërgjegjshme dhe e pajustifikueshme sepse të gjitha bashkë bëjnë në tërësi atë që nuk duket sot si një front i bashkuar i përgjegjësisë qytetare në luftën kundër COVID. Nuk jemi të shqetësuar sa i përket stabilitetit shëndetësor, por nëse nuk veprojmë tani atëherë situata rrezikon seriozisht të përkeqësohet, numri i infektimeve rrezikon të rritet dhe barra mbi shëndetësinë rrezikon të rritet. Jemi besoj të gjithë të qartë që masat propozohen nga Komiteti Teknik i Ekspertëve, por nga ana tjetër ne që jemi këtu në radhë të parë në anën e qeverisë dhe ju të mediave kemi detyrimin që  të bëjmë më shumë se të tjerët që zbatimi i masave të jetë korrekt”, tha Rama.


Lajmi kryesor:

Rama: Nga java tjetër rrisim gjobat për baret, restorantet e qendrat tregtare! Po studiohen masa të tjera shtrënguese anti COVID (VIDEO)


B.K.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?