Fotot ekskluzive/ 119 kg kokainë në arkat me banane, mister si nuk u dalluan 100 pako nga skaneri në Durrës! Pronari i kompanisë njoftoi vetë Gledis Nanon 1 ditë me vonesë! Në hetime edhe SPAK

3 Janar 2022, 12:34| Përditesimi: 3 Janar 2022, 13:25

  • Share

Report Tv ka siguruar pamjet ekskluzive të skanimit që i është bërë kamionit në Portin e Durrësit tek i cili ishin 119 kilogramë kokainë. Është mister fakti se si është e mundur që skaneri s'ka kuptuar asgjë edhe pse brenda në kamion ishin 100 pako kokainë.

Të tjera detaje janë mësuar nga ngjarja të cilat lindin shumë dyshime për veprimet dhe mosveprimet e punëtorëve dhe drejtuesve të firmës. Shoferi nuk njoftoi policinë por përfaqësuesit e firmës, të cilët që prej datës 28 dhjetor në vend të merrnin policinë e futën kamionin në magazinë. Më pas Trifon Murataj, pronari i Zico Sha, 1 ditë me vonesë ka njoftuar Gledis Nanon në telefon dhe policia ka shkuar në magazinat e firmës më dt. 30 dhjetor 2021. Për të gjitha këto arsye pjesë e këtyre hetimeve do të jetë edhe Prokuroria e Posacme për të kuptuar përfshirjen e zyrtarëve publikë nisur nga skaneri në Durrës.

Për hetuesit veprimet e shoferit të kamionit Hasan Salihu shihen të dyshimta dhe ndaj tij tashmëështë vendosur një masë sigurie arrest në qeli. Salihu nga njëra anë deklaron se u kërcënua me jetë për të mos njoftuar policinë, por rezulton se ka njoftuar menaxherin Marson Murataj i cili po ashtu tashmëështë në qeli. Gëzim Kalaja është personi i tretë i arrestuar i cili thotë se nuk ka asnjë dijeni për cfarë ka ndodhur por është telefonuar nga pronari Trifon Murataj dhe me stafin kanë bërë një mbledhje online në zyrat e kompanisë.

Një tjetër pikë që mbetet mister në këtë ngjarje është fakti se mesditën e 29 dhjetorit përfaqësuesit e kompanisë bëjnë një mbledhje dhe pasi kishin nisur të shkarkonin disa arka ndërpresin punën dhe njoftojnë policinë. Prania e kokainës në kontenierin që në portin e durrësit rezultoi i pastër është zbuluar vetëm më 30 dhjetor kur policia zbarkon në oborrin e kompanisë Zico Sha.

Sipas procesverbaleve aty janë gjetur 100 pako të cilat pas peshimit ka rezultuar se janë afro 119.15 kg kokainë të ardhura nga ekuadori me transit portin e Gioa tauro Itali. E ndërsa shoferi Salihu në deklarimet e tij pretendon se afër fshatit Romanat ai është kontrolluar për afro 30 minuta nga katër persona të panjohur të cilët i janë prezantuar si “shteti”.

Dje gjykata la në burg 3 të arrestuarit nga operacioni që zbuloi 119 kilogramë kokainë në një magazinë në Vaqarr të Tiranës fshehur mes arkave me banane ardhur me kontejner nga Ekuadori. Në burg janë Marson Murataj, Gëzim Kalaja dhe Hasan Salihu. Kontejneri me banane u nis nga Ekuadori dhe kaloi tranzit në Itali për të ardhur në Durrës.

Report Tv ka mësuar të tjera detaje nga ngjarja e mbrëmjes së 30 dhjetorit. Në orën 18:16 minuta shoferi Hasan Salihu ka shkuar për të marrë konteinerin me banane në Portin e Durrësit dhe është nisur nga rruga e Romanatit, siç i bien gjithmonë. Konteineri është skanuar në Port dhe ka rezultuar krejtësisht i pastër. Referuar dëshmisë së tij para hetuesve, të siguruar nga Report Tv, teksa po lëvizte me kamionin katër persona i prenë rrugën në Romanat. Njëri prej tyre i hyri në kabinë dhe iu prezantua si shteti, ndërsa e kërcënoi: "Jemi shteti, mbyll gojën se përndryshe të shuajmë familjen".

Tre të tjerët kanë mundur të hyjnë brenda konteinerit dhe kanë bërë rrëmujë gjithçka dhe më pas janë larguar. Ata nuk kanë mundur të gjejnë sasinë e lëndës narkotike. Pas largimit, shoferi  Hasan Salihu ka vazhduar rrugën dhe nuk ka njoftuar policinë. Disa çaste më vonë ka konstatuar njërën prej gomave të kamionit të rënë. Në atë moment ka telefonuar shoferin tjetër Gëzim Kalaja dhe kanë ndërruar gomën. Edhe këtij të fundit nuk i ka treguar asgjë.

Kujtojmë se një ditë pas ngjarjes policia njoftoi se konteineri me banane u nis nga Ekuadori dhe kaloi tranzit në Itali për të ardhur në Durrës. Autoritetet ligjzbatuese italiane kanë konstatuar mungesën e plumçes (vulës), për këtë arsye kanë ushtruar kontroll dhe kanë konstatuar mungesë të disa arkave me banane. Pas këtij konstatimi kanë mbyllur dhe riplumbosur kontenierin, duke e shoqëruar me procesverbalin përkatës.

Skanimi i kamionit në Durrës

 

 

( SI KUPTOHET NGA LEXIMI I SKANERIT) Pamjet e skanerit të realizuar mbrëmjen e 9 prillit në portin e Durrësit nga e cila u zbulua prania e një ngarkese droge

K.T./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 04/01/2022 00:55

    Nje gje me ben pershtypje:kontenjeri kaloi me pare ne Itali;si shpjegohet qe policia italiane nuk e zbuloi dot.Ata vune re mungese arkash,por nuk gjeten drogen?!

    Përgjigju
  • vlora1: 03/01/2022 17:02

    Shteti ka regullatorin per kete pune.Rapiscan ti kepusi nje gjobe 100 milion euro dhe cdo gje zgjidhet vecse nese kompania eshte e ndonje pushtetari e maskuar pas ndonje emri te reme.Neqoftese kompania nuk denohet kjo eshte fillimi i lojes,fundi nuk i dihet

    Përgjigju
  • adri: 03/01/2022 15:02

    trifoni dhe ed dauti jane praktikisht dy importusit me te medhenj te bananeve. gjasme konkurente, te dy jane te perfshire thelle ne bizneset e kokaines me bolivine dhe vendet e tjera te amerikes latine.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?