Operacioni i policise bashkiake

Tirana

FOTOT/ Hapësirat e zaptuara për parkingje në të gjithë Tiranën, Bashkia operacion për lirimin e tyre! Dënohen zaptuesit

1 Shtator 2021, 10:13| Përditesimi: 1 Shtator 2021, 10:17

  • Share

TIRANË-Përmes një operacioni të posaçëm Bashkia e Tiranës ka liruar në kryeqytet hapësirat e zaptuara nga persona të ndryshëm për vende parkingu, të cilët në mënyrë të paligjshme përvetësonin një hapësirë publike.

Bashkia njofton përmes një postimi në Facebook se individët e papërgjegjshëm janë ndëshkuar me masa administrative.

"Çdo ditë, në çdo lagje, në çdo shesh, në çdo rrugicë, aty ku zaptohet me pa të drejtë hapësira publike dhe parkimet e banorëve, me mjete rrethanore. Ndjekim me përparësi ankesat që vijnë nga komuniteti, duke liruar së bashku me kolegët e Punëtorët e Qytetit - Bashkia Tiranë, hapësirat e zaptuara, si dhe duke ndëshkuar  me masa administrative individët e papërgjegjshëm, që kryejnë këto dëmtime e zaptime të pronës së përbashkët. Stop", thuhet në postimin e Policisë Bashkiake Tiranë.

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • tirana re: 01/09/2021 13:31

    ku denoncohe keto shelje ?

    Përgjigju
  • Agjenti: 01/09/2021 10:26

    Futini dhe nga nje gjobe mos zene mend.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?