Kryeministri Edi Rama ka publikuar fotot e 5 respiratorëve të mbërritur në spitalin Universitar "Shefqet Ndroqi", (Sanatoriumi) pjesë e financimit të qeverisë shqiptare prej 54 respiratorësh të rinj. Kreu i qeverisë thotë se këta respiratorë do të forcojnë rezervën e kapaciteteve për terapinë intensive në përballjen me COVID-19. "Forca ekipit", shkruan Rama.
Aktualisht në spitalin “Shefqet Ndroqi” po trajtohet një paciente e prekur nga COVID-19 nga Lezha, e cila kreu një ndërhyrje kirurgjikale, ndërsa në spitalin Infektiv po trajtohen 81 pacientë me COVID-19
Respiratoret
Komento