SHKODËR- Në Shkodër pritet të nisë puna për projektin transformues të zonës së Zdrales. Kryebashkiaku Benet Beci, në një postim në Facebook, ka ndarë fotot e projektit, përmes së cilave tregohet transformimi që pritet të pësojë zona. Projekti për rijetëzimin e zonës së Zdrales u prezantua nga kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku Beci në dhjetor 2023.
Kompania fituese për kryerjen e punimeve në Lotin A është ‘Curri sh.p.k’. Tenderi kap vlerën 275 milionë lekësh, pa përfshirë këtu TVSH-në. Kjo është faza e parë e projektit për transformimin e zonës së Zdrales, ndërsa do të ketë edhe faza të tjera që pritet të shtrihen edhe në zonën e tregut.
Projekti transformues
Loti A përfshin rrugën "Hamz Kazazi"; fillon nga Xhamia e Parrucës dhe vazhdon deri te Markata e Peshkut. Përbëhet nga objekte 1-9 kate lartësi, ka 95 njësi shërbimi me funksione të ndryshme si butikë veshjesh dhe aksesorësh, ushqimore, dyqane peshku dhe mishi, bar-kafe, artikuj shtëpiakë, mjedise për profesione të lira, fruta-perime etj.
Propozimi për këtë zonë fokusohet në pjesën e rrugës, shesheve dhe fasadave.
Rrugët dhe sheshet do të trajtohen në mënyrë që t’u japin përparësi këmbësorëve dhe biçikletave, ndërsa makinat do të lejohen me orare të caktuara.
Zonat e ndërhyrjes do të jenë:
•Sheshi i Xhamisë së Parrucës
•Sheshi në mes të kryqëzimit të rrugës "Hamz Kazazi" dhe rrugës "Lidhja e Prizrenit"
•Sheshi i markatës së peshkut
•Rruga përgjatë gjithë zonës së Lotit A.
Fasadat do të trajtohen në bazë të gjendjes së tyre ekzistuese dhe këto ndërhyrje do të bëhen në kategori të ndryshme të cilat janë:
Kategoria I – Pastrim fasade ose bojatisje, zëvendësim i grilave të drurit, zëvendësim i vetratave në katet zero, zëvendësim i parmakëve të objekteve, restaurim i rifiniturës së çative.
Kategoria II -Suvatim / veshje / bojatisje, restaurim i dekoracionit mural, ndryshim / zëvendësim i dritareve ose grilave, zëvendësim i vetratave në katet zero, restaurim i rifiniturës së çatisë.
Kategoria III – Trajtim fasade, ndryshim/ zëvendësim i dritareve ose grilave, trajtim i verandave/ballkoneve, zëvendësim i vetratave në katet zero, restaurim i rifiniturës së çatisë.
Kategoria IV – Paketa e muraturës, paketa e shtresave, vendosje e çatisë, dritare/ dyer/ vetrata, trajtim i ballkoneve/ verandave.
SHK9DRA DO 1 MILIARD EURO INVESTIME QE TE VIJE NE VETE,,,,SEPSE KA SHUME PUNE PER TE BERE PAS NJE HARRESE 30 VJECARE NGA SHETI,,,DHE SHKODRA E MERITON SEPSE ESHTE NJE QYTET ME VLERA TE LARTA HISTORIKE DHE KULTURORE-EKONOMIKE....SHKODRA-BERATI-KRUJA-GJIROKASTRA. -DURRESI,,,DUHET TE KENE NJE TRAJTIM TE VECANTE-PARESOR NGA QYTETET E TJERA NE FUSHEN E INVESTIMEVE....
PërgjigjuShume bukur! Me pelqen qe eshte zgjedhur nje firme shqiptare per projektin,me pelqen qe respektohet lartesia e ndertesave,pa kulla.Komplet projekti eshte i bukur se respekton arkitekturen e stilin e zones.Dy gjera duhen ndryshuar ne te ardhmen:ceshtja e parkimit,pasi te detyrosh orare per makinat ne nje zone qe do te jete kaq aktive,kaq e ngarkuar,do te jete shume e veshtire,per te mos thene e pamundur dhe se dyti,emri i zones.Pas nje transformimi te tille nuk mendoj qe duhet quajtur prape Zdrale.Nje marrje opinioni dhe propozimi nga banoret mund te sillte nje emertim me te pershtatshem e dinjitoz.
PërgjigjuKur fillojne punimet ne zdrale
PërgjigjuMe ca i ke bo renderat mo vllai, corona apo lumion?
PërgjigjuKomento shqip vlla?