TIRANË- Ka përfunduar ndërtimi i shkollës 9-vjeçare ‘Demokracia’ në Valias të Kamzës. Kryeministri Edi Rama, ka ndarë në Facebook disa foto nga ambientet e shkollës.
Tashmë nxënësit do të zhvillojnë mësim në kushte me standarde moderne, ndërsa Rama shkruan se kjo shkollë është ndërtuar nga themelet.
“MIRËMËNGJESI dhe nga Valiasi në Kamëz, ku është ngritur nga themelet shkolla 9-vjeçare "Demokracia", ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.
Komento
Shume e bukur eshte ndertuar,por kam vetem kater verejtje:1-dritaret e palestres duhet te kishin rrjete per te parandaluar ndonje thyerje aksidentale te xhamave me top,2-nga nje shkallare e vogel nga te dyja anet e palestes,sic i gjen ne cdo shkolle ne bote,do te ishte dicka e pelqyeshme per kedo qe do te deshironte te ndiqte shoket e klases/shkolles qe luajne ne palester,po keshtu dhe per fushat sportive jashte,3-xhamat e dritareve ne klasa jane tmerresisht te medhenj,nuk kane asnje shkop metalik ne mes ku nje nxenes te mbeshtetet kur eshte afer tyre,apo te sherbeje si barriere per t'i mbrojtur nga ndonje e shtyre e forte qe mund te pesoje nga ndonje shok i klases,vetem fortesia e xhamit dhe Zoti eshte ne mes nje nxenesi dhe cimentos e asfaltit poshte kur forca e shtytjes dhe graviteti jane ne veprim te plote dhe 4-dritaret nuk kane xhama te erret,as perde,as grila per te mbrojtur nxenesit nga efektet e pameshireshme Diellit,por dhe objektet ne klase si bankat,etj,qe vjeterohen nga ekspozimi i vazhdueshem ne Diell.
Përgjigju