Dua Lipa

FOTOT/ Java e Modës në Milano, Dua Lipa provokon me paraqitjen e saj

24 Shkurt 2023, 11:10| Përditesimi: 24 Shkurt 2023, 11:16

  • Share

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa ka marrë pjesë në Javën e Modës në Milano. Si gjithmonë, ylli i popit ka guxuar me paraqitjen e saj edhe kësaj here.

Dua Lipa u shfaq me një dantellë të zezë rrjetë të tejdukshme dhe poshtë kishte veshur të brendshme të zeza, si edhe një palë taka të zeza.

Në dorë, Dua Lipa mbante një çantë të kuqe në formë zemre.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?