Firmat e Flamur Nokës dhe Nuredin Secit në kontratë

Politikë

FOTO/ Kontrata e lobimit 6 mln dollarë në SHBA, nënshkrimi i Flamur Nokës i qartë, por a është firma e garantorit shqiptaro-amerikan origjinale?

27 Prill, 11:15| Përditesimi: 27 Prill, 11:49

  • Share

Kontrata 6 milionë dollarëshe e PD me 'Continental Strategy' për të lobuar në qeverinë amerikane për llogari të partisë dhe Sali Berishës ngre shumë pikëpyetje. 

Një detaj interesant vihet re te kontrata që mban firmën e Sekretarit të Përgjithshëm të PD, Flamur Noka dhe atë të shqiptaro-amerikanit Nuredin Seci, i cili ka dalë garant i kësaj kontrate. 

Në kontratë shihet qartë firma e Flamur Nokës, por te emri i Nuredin Secit, vihet re një 'zhgaravinë', gjë që lë vend për dyshime nëse nënshkrimi është origjinal. 

Nuredin Seci rezulton anëtar i kryesisë së degës “Vatra Mëmëdheu” në Nju Xhersi të SHBA-ve, dega më e re e hapur në vitin 2025. Po ashtu, Nuredin Seci rezulton të jetë koordinator i “Gazeta e Alpeve” në Nju Xhersi. Përmes kësaj gazete, Seci promovon figura të njohura të Tropojës dhe vlerat e vendlindjes së tij.

Report Tv siguroi një ditë më parë kontratën e lidhur mes PD dhe Continental Strategy, ku një prej drejtuesve është edhe Katie Wiles, vajza e Susie Wiles, që shërbeu si shefja e fushatës së presidentit Trump në 2024, bashkëpunëtore e ngushtë e Chris LaCivita, i cili është shefi i fushatës elektorale te Berishës. Me këtë kontratë, Sali Berisha dhe PD duhet t’i paguajnë kompanisë amerikane 6 milionë dollarë për dy vite.

Përmes kësaj kontrate, PD me sa duket kërkon më shumë akses në majën e Shtëpisë së Bardhë, por edhe zgjidhjen e disa problemeve nga e shkuara. Jo rastësisht, shërbimi i parë që kompania e lobimit ka realizuar për PD-në është një bisedë telefonike me Dan Holler, shefin e stafit të sekretarit të shtetit Marco Rubio, njeriu që ka në dorë të zhbëjë dizenjimin non grata të kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha, nga ish sekretari Blinken.   

1745744877_firma.jpg

Firma e Nuredin Secit dhe Flamur Nokës

Xh.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, a e keni vendosur për cilën parti do votoni?