Makina e fundit që përdori Mbreti Zog

FOTOT/ Makina e fundit që përdori Mbretit Zog kthehet në Shqipëri

21 Gusht 2023, 16:04| Përditesimi: 21 Gusht 2023, 16:06

  • Share

Makina e fundit që Mbreti Zog përdori në Egjipt dhe në Francë përpara vdekjes me në fund kthehet në Shqipëri. Ka qenë Autoriteti Portual i Durrësit që ka ndarë disa foto, teksa makina që ka përdorur mbreti Zog është futur në vendin tonë përmes Portit të Durrësit.

Makina e llojit Rover, prodhim i limituar i vitit 1949, e përdorur nga Mbreti Zog deri në vdekjen e tij në Paris më 1961, erdhi në vendin tonë pak ditë më parë nën kujdesin e Ambasada Franceze në Tiranë dhe koleksionistit pasionant, Renis Bodinaku.

Kjo makinë do të jetë pjesë e muzeut që Bodinaku do të hapë në Tiranë. Makina që përdori Mbreti Zog në Egjipt dhe në France përpara vdekjes ishte prej shume dekadash pronë e një koleksionisti francez, por tashmë ajo ka mbërritur në Shqipëri, me të gjitha dokumentet origjinale.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?