Kryeministri Edi Rama para Asamblesë

Kronikë

FOTOT/ Makina luksoze e të qeshura, si u shfaqën socialistët në Asamble, Ramës i merr era xhaketën

28 Prill 2018, 11:02| Përditesimi: 28 Prill 2018, 13:58

  • Share

Makina luksoze, veshje fine dhe buzëqeshje. Këto ishin tre tiparet kryesore që binin në sy paraditen e sotme te ‘Hotel Tirana’, aty ku socialistët u mblodhën për Asamblenë e PS.

Në fotot që sjell më poshtë Report Tv, duken ministrat dhe deputetët e PS të qeshur, teksa i drejtohen Asamblesë. Para ‘Hotel Tirana’ janë vendosur një sërë makinash luksoze, ndërsa nuk mbeten pas dhe zyrtarët socialistë, të cilët janë kujdesur mjaft mirë për pamjen dhe veshjen e tyre.



Mes të cilëve, spikat dhe kryeministri Edi Rama, i cili ngjit shkallët e ‘Hotel Tirana’ me telefon në vesh, ndërsa era i merr paksa xhaketën nga pas. Për më tepër, shikoni disa nga momentet pikante të nisjes së Asamblesë së PS, ku nuk mungon dhe Spartak Braho, i cili deri para zgjedhjeve të qershorit 2017 ishte pjesë e LSI.







 

Ora 13:39
Puthje e përqafime pas Asamblesë së PS, Ruçi serioz, ja kryebashkiaku më i qeshur

Në përfundim të Asamblesë së PS, socialistët janë ndarë me puthje e përqafime mes tyre. Në disa foto të shkrepura nga LSA, shihen momentet kur ministrat, deputetët dhe anëtarët e asamblesë Kombëtare të PS dalin nga ‘Hotel Tirana’, aty ku u zhvillua mbledhja.

Socialistët ndahen me njëri-tjetrin me puthje e përqafime, ku më i ‘përmalluari’ duket kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli. Ndërsa më seriozi duket se është kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi, pa përjashtuar dhe kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako.

Komento

Komente

  • Sula: 28/04/2018 12:12

    Akoma me Takun ne PS zoti Timonier . Je ne opozite me LSI ku Taku eshte kryesori dhe e mban dhe ne PS . Ty nuk ka njeri te zgjuar te te kuptoj. E ke bo PS si corbe ku hane te gjitha ngjyrat politike

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet t’u jepet mundësia prokurorëve të SPAK të rikandidojnë?