Turistë në Malin e Gramozit në Kolonjë

Sociale

FOTOT/ Mali i Gramozit dhuron pamje spektakolare, turistët shijojnë ‘magjinë’ e dëborës

3 Dhjetor 2024, 08:09| Përditesimi: 3 Dhjetor 2024, 08:12

  • Share

Mali i Gramozit në Kolonjë është mbuluar nga dëbora e parë, duke dhuruar pamje spektakolare për turistë vendas e të huaj.

Bora ka tërhequr edhe vizitorët e parë të apasionuar pas hiking. Foto nga Mali i Gramozit u ndanë nga kryeministri Edi Rama në Facebook, i cili shkruan se zona po përgatitet me për një sezon dimëror plot me aktivitete turistike.

“Mirëmëngjesi dhe me pamjet nga Maja e Malit të Gramozit në Kolonjë ku dëbora e parë ka sjellë edhe nisjen e aktiviteteve malore, gjithmonë nën shoqërimin e udhërrëfyesve të certifikuar, për të vazhduar një sezon të mbarë turistik dimëror, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Për të gjithë ata që kërkojnë të shijojnë dëborën dhe bukuritë e Shqipërisë, Mali i Gramozit mbetet një zgjedhje e shkëlqyer.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Studentët dhe të rinjtë kujt duhet t’i japin prioritet: