DURRËS- Në portin e Durrësit u ankorua sot superjahti ”Moonrise” në pronësi të themeluesit të WhatsApp-it, Jan Koum. Kryeministri Edi Rama publikoi në rrjetet sociale foto të këtij jahti i cili nga porti i Barcelonës në Spanjë mbërriti në portin e Durrësit në Shqipëri. Ai u ankorua rreth orës 09:30.
Me një gjatësi prej rreth 100 metrash, mjeti lundrues super luksoz është prodhuar në vitin 2020, në një kantier në Holandë.
“Ky është superjahti ‘Moonrise’ i themeluesit të WhatsApp-it Jan Koum i cili është ankoruar mëngjesin e sotëm në portin e Durrësit”, shkruan Rama ndërsa ndan fotot në rrjetet sociale.
Jan Koum është një miliarder i lindur në Ukrainë në vitin 1976 dhe ka një pasuri 10 miliardë dollarë. Në moshën 16-vjeçare ai udhëtoi drejt SHBA së bashku me familjen e tij.
Shkarkon fekalet dhe iken
PërgjigjuVijne vetem per nje arsye… se shtet legen e servil , karburantin jua japim pa aksize… por ama na lejme te bejme nje foto turistike te jahti… dhe pastaj cfare suksesi turizmi shqiptar…!!
PërgjigjuPo ceshte ky lajm hahahahaha.
Përgjigju