Marash Dukaj dhe Ulsi Manja

Sociale

Fotot/ Ministri shqiptar në qeverinë Malazeze, Marash Dukaj, merr çmimin e madh “Grand Albanian Excellence” në Tiranë

12 Dhjetor 2024, 10:08| Përditesimi: 12 Dhjetor 2024, 10:13

  • Share

Ministri i Administratës Publike në Mal të Zi, shqiptari i Forumit Shqiptar, Marash Dukaj ka marrë mbrëmë çmimin prestigjoz “Grand Albanian Excellence” në eventin e përvitshëm “Albanian Excellence” ku mblidhen personalitete shqiptare te spikatura nga shume fusha nga e gjithe bota.

Dukaj ishte i vetmi shqiptar i Malit të Zi që mori çmimin e madh. Ai ka reaguar në rrrjetet sociale duke shkruar:

 “Jam i nderuar që mora çmimin e madh Grand Albanian Excellence 2024, organizuar mes shqiptarëve të suksesshëm nga të gjitha trevat dhe diaspora në Tiranë

Isha personaliteti i vetëm nga Mali i Zi i nderuar me këtë çmim të lartë që ndahet çdo vit persaliteteve të njohura. Ndër fituesit e sivjetshëm ishte edhe Presidentja e Repubikës së Kosovës, Vjosa Osamni e shumë figura tjera nga jeta kulturore, artistike, biznesit etj. Ky është një moment i veçantë për mua, një mundësi për të shprehur mirënjohjen time ndaj të gjithëve që kanë kontribuar në këtë rrugëtim timin. Ky çmim është i të gjithë skuadrës sime së shqiptarëve në Mal të Zi'  shkruan  teksa poston foto nga eventi i madh i mbajtur mbrëmë.

S.G/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?