FOTOT/ Pa të brendshme të publik, bashkëshortja e Kanye West rrezikon burgun

1 Mars, 13:47| Përditesimi: 1 Mars, 13:52

  • Share

Java e Modës në Paris ka qenë në qendër të vëmendjes në të gjithë shtypin rozë për koleksionin e ri të veshjeve. Por nga ana tjetër edhe të ftuarit kanë tërhequr vëmendje me stilin e tyre. Mes të ftuarve të shumtë në Paris ka qenë edhe Bianca Censori, së bashku me bashkëshortin Kanye West.

Veshja e saj tepër ekstravagnte dhe provokuese  mund t’i kushtojë shumë shtrenjtë. Ajo u shfaq pa të brendshme dhe me një pellush të shkurtër. Me këtë veshje duket se ka shkelur një ligj shumë të rreptë për sa i përket respektit publik. Censori rrezikon të gjobitet me 15 mijë euro, por ligji parashikon edhe arrestimin me një vit burg.

Veshja e saj bie ndesh me nenin 222-32 të kodit të ri penal francez, ku thuhet se: “Ekspozimi i qëllimshëm seksual para të tjerëve në një vend të aksesueshëm për vështrimin e publikut dënohet me një vit burg”.

 

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?