Baza ajrore e NATO-s në Kuçovë

FOTOT/ Pak javë nga inagurimi, çfarë ndodh në bazën ajrore të NATO-s në Kuçovë

16 Shkurt, 21:45| Përditesimi: 16 Shkurt, 22:00

  • Share

Baza ajrore e Aleancës së Atlantikut të Veriut (NATO-s) në Kuçovë do të hapet në fillim të muajit mars. Lajmin e bëri me dije sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken gjatë deklaratës që pati dje për mediat në Tiranë.

Në total investimi kap një vlerë prej rreth 50 milionë euro. Kontributi i palës shqiptare shkon në rreth 10% të vlerës së përgjithshme të investimit në këtë bazë, e cila me investimin e NATO-s do të kthehet në një bazë taktike të dislokueshme për avionët e NATO-s.

Punimet për bazën ajrore të vetme që do ketë NATO në Ballkan kanë nisur rreth 2 vite më parë.

Ndërsa, Shqipëria është vetëofruar për të pasur edhe një bazë detare të NATO-s në Durrës, çështje për të cilën, Blinken tha se po bëhen diskutimet me NATO-n.  

B.V/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Dardan Muri: 17/02/2024 14:02

    O rrypa kuptoni se nje vend i vogel si i jòni eshte me fat te kete aleat Ameriken dhe Naton.Kush mburret me Enverin eshte nje idiot qe lahet 1 here ne muaj e mban ere perc.

    Përgjigju
  • Eei: 17/02/2024 13:32

    50 ml€ nga foto sduket naj investim apo ndertes moderne vec asfalt

    Përgjigju
  • Alb: 17/02/2024 13:00

    A to shpijat si jan afer si kan me ja dal me zhurmen?

    Përgjigju
  • Fusha e Akërrnis: 17/02/2024 12:52

    Po ca fush leshi do bejn keta or aman,baza e Natos e vetmja në Ballkan ndërtuar ne mes te fshatit,kan ngritur 2 kapanone aty,unë isha i vogël kur vinin reaktivat në Akerrni,kishe qejf te shikoje organizimin dhe funksionimin qe bente xhaxhi,tamam fuqi ushtarake jo si tani që jemi cop cop,vetem reklamë

    Përgjigju
  • Maks: 17/02/2024 06:08

    Ore me falni per injorancen Kur nje qeveri demokratike do te hyj ne nje organizat ushtarake apo jep bazat e veta ushtareke nje shteti tjeter apo grup shtetesh duhet te pyes popullin apo jo Ose duhet te bej referendum qe duan apo sduan qe persiper kokave tona te fluturojn aeroplanet e huaj He ju kam rixha me ktheni nji pergjigje

    Përgjigju
    • Eri: 17/02/2024 09:18

      O vlla po ty sot te pollen apo vjen ke jetuar ne ndonje planet tjeter deri me sot. Po ne kemi nja 20 vjet qe jemi ne Nato e ato gjera qe pyet ti jane bere me kur ishin per tu bere.

  • iliri: 17/02/2024 03:58

    aty shikohet nje piste ,,,dhe nje rremuje shtepiash dhe ndertesash alla -shqiptare pas 1990,,-toke e xanun...c'na gjeti, a kane pare keta plehra sesi i kane bere shtepite ne itali e greqi ku kane qene,,rrace e keqe,,,shtepite behen ne koder dhe fusha lihet per te mbjella...

    Përgjigju
    • lexues: 17/02/2024 08:38

      pista ka qene se cfare eshte bere nuk e kuptoj 50 mil euro!

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?