Fotot PREKËSE nga lamtumira e fundit për Gjergj Xhuvanin, aktorja e mirënjohur kapur përdore me vajzën dhe djalin e prangosur

20 Gusht 2019, 20:49| Përditesimi: 21 Gusht 2019, 10:43

  • Share

TIRANE - Gjergj Xhuvani, një nga regjisorët më të shquar shqiptar, u përcoll këtë të martë për në banesën e fundit. Regjisori ndërroi jetë në Romë të Italisë, 6 ditë më parë nga një sëmundje e rëndë, në moshën 56-vjeçare. Në ceremoni ishte edhe i biri i tij, Konstandin Xhuvani, i cili doli me leje të posaçme nga burgu ku po vuan dënimin me 35 vite për vrasje të katërfishtë.

Foto mjaft të ndjera janë ato të përcjelljes për në banesën e fundit. Bashkëshortja e Xhuvanit, aktorja e mirënjohur Luiza Xhuvani, e kapur dorë për dore me të bijën dhe djalin. Konstandin Xhuvani qëndron me pranga në duar, me një oficer policie.

Gjergj Xhuvani u shua para kohe duke lënë një zbrazëti të madhe në kinematografinë shqiptare. Pinjoll i një familjeje të njohur, i biri i shkrimtarit Dhimitër Xhuvani, ai u bë përfaqësuesi më i mirë i një brezi të ri kineastësh. Ka realizuar dhjetëra filma. Shumë prej tyre kanë trofe ndërkombëtare si “Parullat”, “Lindje perëndim lindje”, etj.

G.M.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Shabani: 20/08/2019 22:06

    Si cdo grua tjeter qe percjell te shoqin, si cdo femie qe percjell babain. Asgje per te qene e vecante me perjashtim te nje krimineli qe vrau 4 njerez.

    Përgjigju
    • Erik: 21/08/2019 07:40

      Jo vetem qe vrau 4 njerez, por i shkurtoi ditet te atit edhe sa plage i ka dhene familjes se vete.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?