Zef Hila

FOTOT/ Problemet e arsimimit me kandidatët e Berishës: Zef Hila e nis në Turqi, e mbaron në Shkodër

2 Maj 2023, 13:18| Përditesimi: 2 Maj 2023, 13:32

  • Share

Nuk është vetëm Belo i Tiranës, kandidati i Berishës që ka probleme e paqartësi me arsimin e konvalidimin e kurrikulës së tij.

Kandidimi për kryetar bashkie nuk është një pasaportë akademike, pasi në radhë të parë është një betejë e garë menaxheriale e politike. Megjithatë, siç ka ndodhur ka mjaft nga këto kandidatë që bëjnë të ashtuquajturin kalim në tapetin e kuq të vanitetit, kur në fakt, nuk kanë pse.

Zef Hila, kandidati i foltores për bashkinë Vau Dejës, i cili është kryetar komune në Bushat që nga viti i largët 1996, ka nisur një universitet në Turqi, për drejtësi, por nuk e ka mbaruar.

Hila ka nisur Universitetin e Marmarasë në vitin 1996 në Fakultetin e Drejtësisë, e në vitin e katërt, në vitin 2000 kërkon shkëputje nga ky universitet me emër të mirë dhe diplomën e merr në Fakultetin e Drejtësisë së Universitetit “Luigj Gurakuqi” Shkodër, ku diploma dhe akreditimi nuk e ka të njëjtën vlerë si ai i Marmarasë. 

Përse ndodhi kjo lëvizje, a janë letrat e noterizuara e konvaliduara të manipuluara? Kjo është natyrisht një pikëpyetje që duhet t’i përgjigjet vetë Zef Hila. Pasi askush nuk e kupton faktin se si ka mundësi që të nisësh studimet në një universitet me emër më të madh e ta mbyllësh në një universitet të një niveli modest askush nuk e kupton. Pasi ajo diplomë, maksimumi të bën kryetar të komunës bushat, po jo një avokat me emër të rëndësishëm./ Tema

 

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Genti: 02/05/2023 16:10

    Ju lutem pyeteni z.Zef Hilen ne cfare gjuhe i ka dhene provimet sepse ai nuk di as Turqisht e as Anglisht

    Përgjigju
  • Termeti: 02/05/2023 13:54

    Me pelqen logoja Shqiperia ne rrezik.Po te votoni Zef Hilen jeni 100% ne rrezik.Me falni,roje parkingu per turistet qe frekuentojne tragetin mund ta zgjidhni!

    Përgjigju
    • Dakord: 02/05/2023 14:44

      Jooooo ç'eshte kjo pune qe i zgjodhe?? Te na vjedhin edhe makinat tashti??? Ne bujqesi ore zoti Termet se vetem aty ska ç'te beje. Ky eshte bere pronar i bushatit mo, beu i fshatit me pak fjale

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?