FOTOT/ Rama ndan pamjet nga kantieri i Mozaikut të Tiranës: Një tjetër stacion modern që do tërheqë turistët

23 Prill, 14:11| Përditesimi: 23 Prill, 14:12

  • Share

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamjet nga kantieri transformues i Mozaikut të Tiranës.

Krahas fotove, Rama shkruan se do të ekspozohen edhe mozaikët e mbyllur të periudhës së antikitetit të hershëm e të vonë si Apollonia, Butrinti, Bylisi, Durrësi apo Elbasani.

Sipas Ramës, kjo hapësirë jo vetëm që do të mundësojë për banorët e Tiranës admirimin e një pasurie kulturore, por dhe do të tërheqë gjithnjë e më shumë vizitorë dhe turistë.

“Kantieri transformues i Mozaikut të Tiranës po formëson një tjetër stacion modern të rrugëtimit të vizitorëve e turistëve gjithnjë e më të shumtë në kryeqytetin tonë të rilindur, ku do të ekspozohen edhe mozaikët e mbyllur të periudhës së antikitetit të hershëm e të vonë që gjenden në sitet tona më magjepsëse si Apollonia, Butrinti, Bylisi, Durrësi, Elbasani, etj

Kjo hapësirë do t’iu mundësojë edhe banorëve të Tiranës e fëmijëve të tyre, admirimin e një pasurie kaq të madhe kulturore të vendit nëpërmjet teknologjisë digjitale, duke e bërë atë të prekshme me sy për qindramijëra njerëz çdo vit”, ka shkruar Rama.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Profesori universitar: 23/04/2024 17:09

    Rregulloni e sistemoni, të gjithë hapësirat rreth e rrotull,lyeni e suvatomi të gjitha Pallatet e para viteve '90...që nga ing e ndërtimit e gjithë rrugën Naim Frashëri...!Vendosni Gunga(dosi ),në rrugë për të ulur shpejtësinë makinat!

    Përgjigju
  • Ave Çesare: 23/04/2024 16:14

    Sh bukur,bravo...,por aty rrotull duhët të kthehet në Lulishte e Park me stola...si edhe duhen Suvatuar e Lyer Pallatet rreth e rrotull në një emërues..si psh te Pazari i ri!..Duhen vendosur barriera në rrugë(dosi).. per te ulur shpejtësinë e makinave!

    Përgjigju
  • turist prej bangladeshi: 23/04/2024 15:57

    Unë them që të gjitha gjetjet apo mbetjet e qytetërimit antik në këtë vend,'të prishen' dhe mbi to të ndërtohen godina të tilla moderne si kjo,që 'n'a tregojnë qartë për vlerat e antikitetit' .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?