Kemba e 35-vjeçarit te kafshuar nga qeni ne TIrane

Kronikë

Fotot/ Rasti tjetër në Tiranë, një 35 vjeçar e kafshon qeni te “Myslym Shyri”

2 Maj 2018, 13:18| Përditesimi: 2 Maj 2018, 13:39

  • Share

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në Tiranë, kur një 35 vjeçar është sulmuar nga tre qen rruge. Burime nga policia e kryeqytetit njoftojnë se ngjarja ka ndodhur në Rr. “Myslym Shyri”, kur i riu po kthehej natën vonë në shtëpi, pasi kishte përfunduar orarin e punës.

Fotot e shpërndara në rrjetet sociale tregojnë kafshimin e rëndë që ka pësuar i riu në këmbë, i cili më pas përfundoi në spital për të marrë mjekimin e duhur.

Bashkia e Tiranës prej 2 vitesh ka nisur një projekt për vaksinimin dhe sterilizimin e qenve të cilët janë agresivë me qytetarët ose tregojnë shenja sëmundjeje.

Pranë Agjencisë për Mbrojtjen e Konsumatorit në një vit janë referuar mbi 1 mijë raste të kafshimit të qenve të rrugës, ndërkohë që sot në media u raportua për një 58 vjeçar nga Elbasan i cili ndërroi jetë pasi u kafshua nga një qen.

Këmba dhe dora e 35-vjeçarit të kafshuar

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?