TIRANË- Dhjetëra mjete të koleksionit shqiptar 'Retro' kanë ‘kthyer në kohë’ Pazarin e Ri. Këto mjete historike u ekspozuan mbrëmë mes magjisë së festave të fundvitit e dritave festive. Mbrëmja u shoqërua me tingujt e muzikës klasike të Kuartetit të Harqeve, Universiteti i Arteve!
Koleksioni “Retro” tërhoqi vëmendjen e vendasve dhe të huajve të cilët u ndalën për të përjetësuar përmes fotove dhe videove çastet e kaluara pranë automjeteve që vijnë nga më shumë se 3 dekada më parë dhe që nuk prodhohen më nga shtëpitë automobilistike.
Magjia e koleksionit ‘Retro’ ishte një mundësi për t’u takuar me historinë dhe për turistët e shumë që vizitojnë kryeqytetin në prag të festave.
“RETRO Christmas përcolli magjinë e festave të fundvitit nga Pazari i Ri, ku u mblodhën me dhjetëra mjete të koleksionit shqiptar RETRO e vespa shumëngjyrëshe, mes muzikës, elegancës së mjeteve ikonike dhe dritave festive”, shkruan Veliaj.