Piramida e Tiranës

FOTOT/ Rikonstruksioni, si është shndërruar piramida e Tiranës, ‘Këmbana e Paqes’ do rikthehet sërish si kujtesë e trazirave të 97’

18 Maj 2022, 17:52| Përditesimi: 18 Maj 2022, 17:55

  • Share

Piramida e Tiranës është ende nën rikonstruksion, por edhe pse ende pa përfunduar, vihen re ndryshimet që ka pësuar. Gjatë inspektimit që zhvilloi sot kryeministri Edi Rama dhe kryetari i Bordit të Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim, Michael Granoff, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj dha lajmin se Këmbana do të rikthehet sërish pas restaurimit dhe projektit të transformimit të Piramidës.

Vite më parë, instalacioni “Këmbana e Paqes”, e vendosur para Piramidës, u shndërrua në një atraksion për Tiranën dhe një kujtesë për të kaluarën e hidhur të trazirave të ’97. Por, ajo do të rikthehet në vendin e saj, pas përfundimit të punimeve për transforimimin e Piramidës në një nga qendrat më të mëdha të teknologjisë së informacionit.

Këmbana e Paqes është krijuar nga shkrirja e fishekëve të përdorur gjatë trazirave të vitit 1997 pas rënies së firmave piramidale, ku qindra njerëz humbën jetën. Fëmijët e komunitetit katolik të Zadrimës mblodhën fishekët dhe monumenti u ngrit me iniciativën e ish Presidentit Rexhep Mejdani dhe ish-Ministrit të Kulturës Edi Rama.

Nga 16 kubat gjigantë tek mbjellja e 200 pemëve të reja, Veliaj i tregon Ramës dhe Granoff detajet e transformimit të Piramidës Dikur simbol i regjimit totalitar, sot Piramida e Tiranës po merr formën e një qendre të jashtëzakonshme, që do të shërbejë si pika më e madhe e teknologjisë kreative në Ballkan.

Gjatë inspektimit të punimeve me Kryeministrin Edi Rama dhe kryetarin e Bordit të Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim, Michael Granoff, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj tregoi disa detajet e projektit, që po merr jetë çdo ditë.

“Kemi 16 kuba individuale, të cilat duken sikur janë të “hedhura” nga dora e një fëmije, që ngjasojnë me lojën e njohur LEGO. Ideja është që këto hapësira do të jenë për përdorime të ndryshme, në funksion të vizitorëve të Piramidës; do të ketë kompani të IT-ve dhe Start-up. Sa i përket hapësirës, kemi mbjellë gati 200 pemë, të cilat janë të rritura, ashtu si në Sheshin “Skëndërbej”. Kalimi nga Kryeministria në Bulevard do jetë në formën e një pylli. Kemi mbaruar thuajse 90% të punës”, shpjegoi Veliaj.

Ndërkohë, Kryeministri Rama vlerësoi punën e deritanishme dhe u interesua mbi elementë të veçantë të projektit. Qendra e re, projekt i studios së famshme holandeze MVRDV, do të mirëpresë mijëra të rinj për të mësuar gjuhën e kodimit, robotikë, design dhe programim.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?