Rosa Mandarinë” (Aix galericulata), që vlerësohet nga vëzhguesit e zogjve si një nga shpendët më të bukur në botë është një vizitore shumë e rrallë edhe në Shqipëri.
Dimrin e këtij viti vetëm një specie është shfaqur në Liqenin artificial të Tiranës duke bashkëjetuar me rosat e tjera.“Rosa Mandarinë” është me prejardhje nga Azia Lindore dhe shquhet për ngjyrat mbresëlënëse dhe format që merr gjatë notimit në ujë.
Studiuesi i shpendëve Mirian Topi i tha Zërit të Amerikës se rosa mandarin mund të jetë shkëputur nga ndonjë rezervat i ruajtur natyror në vendet e rajonit nga ku ka ardhur në Shqipëri.
Rosa mandarinë u fotografua në Liqenin e Tiranës nga gazetari Raimond Kola./VOA
Duhet një kujdes vigjilent për Liqenin edhe Parkun e Tiranës...., është e vetmja "mushkëri e Gjelbër për Kryeqytetin...!!! Duhet ruajtur e mbikqyrur duke e shtuar Florën e Faunën...edhe aty poshtë Digës mbillni pemë,e mjaft me Pallate Betoni!!!!!
PërgjigjuMrekullite e natyres.Shpresojme te mos perfundoje e ballsamosur,apo e pjekur ne pjaten e ndonje /milioneri/ shqiptar.
Përgjigju