Bunkeri i Titos në Konjiç të Bosnjes

FOTOT/ Si ishte bunkeri bërthamor i Titos që kushtoi 4.6 milardë dollarë

13 Shtator 2022, 17:49| Përditesimi: 13 Shtator 2022, 17:53

  • Share

TIRANË- Ashtu siç në Shqipëri janë ndërtuar dy BunkArt-e, duke e shfrytëzuar trashëgiminë komuniste të vendstrehimeve të nëndhshme gjatë Luftës së Ftohtë për qëllime turistike, edhe në Bosnjë po ndiqet e njëjta praktike me atë që konsiderohet ndër bunkerët më të mëdhenj bërthamorë në Europë.

Fjala është për bunkerin e Titos në Konjiç të Bosnjes, një nga sekretet më të rrepta ushtarake të ish-Jugosllavisë, ndërtimi i të cilit kushtoi 4.6 miliardë dollarë amerikanë.

Është një objekt ushtarak i Komandës së Luftës së Ushtrisë (ARK) i koduar “Stamboll”, i quajtur më vonë “Komanda e Luftës Atomike”, dhe i njohur gjerësisht si “Bunkeri i Titos”, i cili u ndërtua në fshehtësi të plotë për 26 vjet, nga 1953 deri në 1979, i fshehur në malin Zlatar. 

Duke parë nga jashtë, duken vetëm tre shtëpi të zakonshme të rrethuara nga natyra. Megjithatë, ato shtëpi fshihnin një sekret për objektin më të madh ushtarak, i treti më i rëndësishëm në ish-Jugosllavi.

Në rast të sulmit bërthamor, bunkeri ishte gati të priste 350 persona nga udhëheqja më e lartë ushtarake dhe politike e ish-Jugosllavisë. Ata mund të qëndronin atje për gjashtë muaj pa asnjë kontakt me botën e jashtme, sepse kishte gjithçka të nevojshme për një jetë normale.

Ekzistenca e një strehe të madhe atomike, një nga më të mëdhatë e këtij lloji në Evropë, publiku mësoi vetëm në vitin 2000. Në vitin 2017, ajo iu dorëzua Komunës së Konjiçit dhe sot shfrytëzohet si objekt turistik i destinuar për vizita nga turistë vendas dhe të huaj./TemA

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?