Sport

FOTOT/ Vajza dhe gruaja e Silvinjos në mbështetje të Shqipërisë: Akoma luftojmë

17 Qershor 2024, 10:00| Përditesimi: 17 Qershor 2024, 10:06

  • Share

Shqipëria humbi në ndeshjen me Italinë, me rezultatin 1-2. Rreth 20 mijë tifozë ndoqën kombëtaren shqiptare në ndeshjen e EURO 2024, duke dhuruar një atmosferë të jashtëzakonshme.

Në stadium nuk munguan edhe dy mbështetëset më të mëdha të trajnerit Silvinjo. Vajza e tij Tati Mendes së bashku me nënën ndodheshin në stadium për të bërë tifo për Shqipërinë.

Vajza e Silvinjos ishte e shoqëruar edhe nga partneri i saj dhe të tre mbanin veshur fanellat e Kombëtares. Ajo ka publikuar disa foto në Instagram me mbishkrim: Akoma luftojmë.

 

SI.E./E.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?