Takimi mes Ramës dhe Osmanit në Pragë

FOTOLAJM/ Takimi i ngrohtë i Ramës me Presidenten Osmani në Pragë

31 Gusht, 13:45| Përditesimi: 31 Gusht, 15:31

  • Share

Kryeministri Edi Rama mori pjesë në Forumin GLOBSEC, forumin më të madh të sigurisë, i mbajtur në Pragë me prezencën edhe të liderëve të Ballkanit, krahas atyre europianë. Forumi i Pragës u pasua nga një darkë e përbashkët e liderëve pjesëmarrës.

Gjatë këtij takimi, Kryeministri Rama është parë të takohet me Presidenten e Kosovës Vjosa Osmani. Në foton e kapur në Pragë, duket një shtrëngim miqësor i duarve mes Ramës dhe Vjosa Osmanit.

Të dy liderët duken teksa bashkëbisedojnë nga afër me njëri tjetrin gjatë pjesëmarrjes në një forum si ky i Pragës që bën bashkë zyrtarët e rajonit, për të adresuar cështjet aktuale të sigurisë europiane.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?