Bashkia e Tiranës ka nisur rehabilitimin e një tjetër blloku të madh banimi në Tiranë. Bëhet fjalë për njësinë administrative nr.4, e cila ndodhet pranë rrugës “Bardhyl”.
Ndërhyrjet në infrastrukturë, duke nisur asfaltimin e rrugëve nëpër lagje ka vijuar në kryeqytet.
Ndërkohë që shumë i janë drejtuar bregdetit për pushime, puna për rregullimin dhe asfaltimine rrugëve kryesore dhe të lagjeve në këtë zonë ka vijuar prej ditësh.
Bashkia ka filluar punimet për rikonstruksionin total të sheshit në rrugën “Jorgo Plaku” në njësinë Nr.4 në kryeqytet.
Kryebashkiaku Veliaj ka premtuar se ky mandat do të fokusohet më pranë qytetarëve, duke mbërritur edhe në ato pika ku më parë nuk ishte ndërhyrë me investime për shkak të projekteve më të mëdha të qytetit.
Rregullo Bllokun e Parafabrikate e midis Pediatrisë Spitalit 5 e Xhomllikut e Ish Profarmës..se u ka bo Gettò...aty ku ke edhe Atë Pseudo Kryetaren e Lagjes...që fle gjumë!
Përgjigju