Programacion

E Diel
23
Janar
E Hënë
24
Janar
E Martë
25
Janar
E Mërkurë
26
Janar
E Enjte
27
Janar
E Premte
28
Janar
E Shtunë
29
Janar
E Diel
30
Janar
E Hënë
31
Janar
E Martë
1
Shkurt
Kronikë

FOTO+VIDEO/ SHBA stërvitje në ujërat tona territoriale me marinën shqiptare,  Rama në bordin e 'bishës' amerikane

14 Janar, 17:31| Përditesimi: 14 Janar, 20:11

Aeroplanmbajtësja "Harry S. Truman", e cilësua edhe si 'bisha' amerikane, po kryen stërvitje intensive në ujërat tona territoriale së bashku me forcat e marinës shqiptare. Ka qenë kryeministri Edi Rama i cili ka ndarë disa video nga stërvitja e përbashkët, ndërsa vetë ndodhen në bordin  e aeroplanmbajtëses "Harry S. Truman".

"Një ditë mbresëlënëse në aeroplanmbajtësen "Harry S. Truman", e cila po kryen një stërvitje intensive në ujërat tona territoriale, së bashku me forcat e marinës shqiptare", shkruan Rama.

Aeroplanmbajtësja amerikane USS Harry S. Truman ka vlerën e 4.5 miliardë dollarë dhe synimi i saj është të “projektojë praninë dhe fuqinë amerikane në çdo breg”. Kjo stërvitje e përbashkët do të ndihmojë në rritjen e aftësive të marinës shqiptare dhe forcimin e  bashkëpunimit edhe më shumë të SHBA dhe Shqipërisë.

Për rritjen e këtij partneriteti dhe rritjen e stabilitetit në rajon, Komanda Amerikane e Operacioneve Speciale në Europë (SOCEUR) do të ngrejë një shtab të saj pararojë në Shqipëri. Vendosja e selisë së saj në Shqipëri do të sigurojë ndërveprueshmëri më të madhe me Forcat tona në Armatosura dhe do të krijojë një qasje të rëndësishme në qendrat e transportit në Ballkan dhe fleksibilitet më të madh logjistik.

Kjo bazë do të jetë e dyta e rëndësishme e forcave aleate në tokën shqiptare. Në janar të 2022 do të nisë ndërtimi i bazës ajrore të Kuçovës. Aleanca e Atlantikut të Veriut do të ketë kështu bazën e parë ajrore në Ballkanin Perëndimor.

1642184322_2719192334782337369946758491655828146789849n.jpg

Baza e aeroplanmbajtëses "Harry S. Truman"

Ora 20:10
'Amerikën e kam shtëpi, Shqipërinë e kam atdhe', Rama ndan foton me të riun shqiptar që shërben në aeroplanmbajtësen amerikane

Në bordin e aeroplanmbajtësen amerikane, e cila po kryen stërvitje intensive në ujërat tona territoriale, kryeministri Edi Rama ka takuar Albin, një durrsak të lindur në Florida, i cili shërben në këtë aeroplanmbajtëse. Rama ka ndarë në 'Facebook' një foto nga takimi me të riun shqiptar.

"Me Albin, durrsakun e lindur në Florida, që shërben në aeroplanmbajtësen 'Harry S. Truman', i cili thotë, 'Amerikën e kam shtëpi, Shqipërinë e kam atdhe'", shkruan Rama.

I.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Likja: 15/01/2022 03:35

    Vetem duke baskepunuar me Ameriken mund te ndryshoje Shqiperia Rrofte Amerika Forca Rama sa me shume marveshje e bashkepunim per te miren e vendit Sala kunder Amerikes eshte kunder vendit te ti e mbron interesat e veta, kaq te trashe e truleshe jane ata qe e ndjekin???!!!!Per te qeshur e per te qare

    Përgjigju
  • Iris: 15/01/2022 01:19

    <<te projektoje pranine dhe fuqine amerikane ne cdo breg >>??!! Tingellojne si synimet e Republikes se Venedikut ne kulmin e fuqise se saj!!!

    Përgjigju
    • Denis: 15/01/2022 15:32

      Eshte tashme e qarte. SHBAte, zyrtaret e tyre qe mbulojne kete pjese te Evropes, e kane gjetur pupacin e tyre dhe qe plotesin mese miri rolin:kete neokomunist qe heq e ve maskat sipas kerkeses.

  • Emigranti: 14/01/2022 23:17

    EDHE UNE GJERMANINE E KAM SHTEPI , SHQIPERINE E KAM HALE ....

    Përgjigju
    • Tano: 15/01/2022 09:30

      Per nga natyra komentit me le te kuptoj sa horizont ke. Per tu pergjigj ne te njejten gjuhe se ate kupton se pak e veshtire normalja per ty doj ate thoja, ha sa me shum salçice gjermane se duket te paskin bo per vete. Mrapa se ça bon me salcicet per vec te ushqyerit puna jote. Ik mor kokerr debili se ti halet do te pastrosh gjermani

  • Mig17: 14/01/2022 21:09

    Po rama pse shkoj atje me ble noj avion apo mjaftojn ato qe kemi avionet mig qe na I ka dhuru stalini,,,?!

    Përgjigju
  • BESNIKU: 14/01/2022 20:37

    FALEMINDERIT AMERIK JE E VETMJA SHPRES PER SHQIPETARET

    Përgjigju
  • LORA: 14/01/2022 18:45

    Lajm i mire, kjo stervitje e perbashket detare shqiptaro-amerikane ne ujrat tona territoriale. Tung.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Grupimi Berishës koalicion me LSI për zgjedhjet e 6 marsit. Mendoni se ky vendim do u sjellë: