Politikë

VIDEO/ ‘Fox News, jo më fal se...’/ Berisha bëhet ‘lëmsh’, ngatërron median amerikane me atë shqiptare

24 Qershor, 14:55| Përditesimi: 24 Qershor, 15:07

  • Share

Gjatë konferencës së sotme, Sali Berisha u bë “lëmsh” duke ngatërruar mediat amerikane me shqiptare.

Teksa u pyet për një opinion të Agim Neshos të publikuar në Fox News, Berisha u ngatërrua mes emrave të mediave shqiptare si Top Channel dhe Top News, duke mos kuptuar se pyetja i referohej medias amerikane.

Gazetarja që i adresoi pyetjen i shpjegoi disa herë që po fliste për median amerikane.

Pjesë nga diskutimi:

Gazetarja: Ju vlerësuat televizionin Fox News si një nga mediat më të rëndësishme.

Berisha: Top Channel...

Gazetarja: Fox News që botoi shkrimin e zotit Nesho...

Berisha: Më fal një minutë. Top Channel...Top Neës është bijë e Top Channelit apo e kam gabim.

Gazetarja: Po flisja për Fox News që publikoi shkrimin e zotit Nesho. Ju e vlerësuat si një nga mediat më të rëndësishme botërore.

Berisha: Top Channel po, është media kombëtare.

Gazetarja: Fox News.

Berisha: Jo Top News është një satelit i Top Channel.

Gazetarja: Po flisja për TV amerikan...

Xh.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Whubi: 24/06/2025 18:24

    Salihu shoku i Zagoll Kabellos

    Përgjigju
  • Mona: 24/06/2025 17:50

    Shko aman o gjysh e pusho. Boll je ngarku nuk ban me uj pilafi.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se rinumërimi i pothuajse gjysmës së votave është farsë e kotë?