Foxnews: Rritja e rasteve Covid në universitetet franceze, duhet të jetë mësim për Europën

19 Shtator 2020, 14:47| Përditesimi: 19 Shtator 2020, 14:49

  • Share

Ende nuk dihet me siguri nëse maskat në sallat e leksioneve në universitete mund të mbrojnë nga infeksioni i koronavirusit. Kjo është ajo që po shqetëson më shumë studentët në Universitetin e Sorbonës në Paris, ndërsa koronavirusi po përhapet në të gjithë Francën

Sipas Foxnews, qëkurse rinisi viti i ri shkollor në Europë, dhjetra nxënës dhe student janë identifikuar të prekur nga Covid, tregues ky që paralajmëron se vendet e kontinentit europian duhet të marrin masa dhe të gjejnë zgjidhje për të mos shkuar në rimbylljen e shkollave.

Përvoja e Francës deri më tani është në kontrast me atë që po ndodh në Britani. Gjermania dhe Italia po mundohen të përshtatin kushtet në universitete pavarësisht pandemisë.

Qeveria franceze ka qenë e vendosur për të rihapur shkollat dhe u bëri thirrje punonjësve të kthehen në zyra për të rimëkëmbur ekonominë dhe “të mësojnë të jetojnë me virusin”.
Shumë universitete në Europë e kanë bëtë të detyrueshme mbajtjen e maskave, të tjera vende kanë nisur mësimin online, por dhe të shumtë janë studentët të cilët ankohen për mungesë dezinfektuesish.

Në Francë, shumë student janë shprehur të zemëruar pasi sipas tyre stafet dhe autoritetet e shëndetësisë i fajësojnë ata për rritjen e rasteve të reja të infeksionit dhe marrin si pikënisje për të mbështetur akuzat e tyre, rimbylljen e disa shkollave të nivelit të parë dhe të dytë.

Në Mbretërinë e Bashkuar, shumica e universiteteve do të rifillojnë mësimin në fund të shtatorit ose në fillim të tetorit teksa kryeministri Johnson nuk e ka përjashtuar mundësinë e një vale të dytë Covid

Në Gjermani, shumica e universiteteve ende nuk kanë filluar mësimin madje ata kanë ndërmarrë masa të rrepta për të siguruar se do të respektohet distanca sociale dhe higjiena. 

Në Shtetet e Bashkuara, dhjetëra universitete janë bërë vatra infeksioni, edhe pse studentët në auditore janë në numër të kufizuar

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?