Fqinja e Arben Haçkës rrëfen incidentin me makinën e Lubonjës: Ka patur përplasje me vëllanë e Fatosit

9 Korrik 2019, 16:22| Përditesimi: 9 Korrik 2019, 16:33

  • Share

Që prej datës 1 Korrik, Arben Haçkaj ndodhet në qeli për një sërë akuzash, mes të cilave edhe për shkatërrim prone, e konkretisht pasi goditi me gurë xhamin e makinës së Fatos Lubonjës, e cila ndodhej e parkuar.

Për banorë të zonës 50 vjeçari njihet si një njeri familjar, dhe se shqetësimet e tij mendore kanë nisur vite më parë, kur e hoqën nga puna.

 “Shumë djalë i mirë, i sjellshëm. Makina është e vëllait të Fatosit, vjen këtu e i shërben të ëmës. Ai është i sëmurë në fakt, e nuk kurohej fare. Ai tani vonë është sëmurur. E sidomos kur punëtorët i thoshin “Rama ik”, ai tërbohej fare” thotw fqinja. 

Fqinja e Arben Haçkës tregon për report Tv se kjo nuk është hera e parë që ai është arrestuar nga policia, madje në disa raste ka prishur derën kryesore të pallatit e bravën. Ajo tregon se Arbeni ka pasur përplasje edhe më herët me Agim Lubonjën, vëllain e Fabos Lubonjës.

“Kanë pasur një herë debat. Ishte fillimi kur u sëmur dhe i thoshte që vëllai jot është spiun i serbit” shton ajo. 

Babai i dy fëmijëve u arrestua nga efektivë të komisariatit numër 2, pasi disa banorë të zonës lajmëruan policinë se mesditën e 1 Korrikut, një person me thikë në dorë po i kërcënonte. Pas kësaj, policia u vu në ndjekje të tij, dhe në momentin që Haçka tentonte të largohej, theu me gurë xhamin e makinës së Lubonjës.

50 vjeçari u denoncua për dhunë në familje edhe nga bashkëshortja, Julinda Haçkaj. Mbi të rëndojnë disa vepra penale, si dhunë në familje, shkatërrim të pronës, kanosje, prishje e qetësisë publike dhe mbajtje pa leje të mjeteve prerëse, të dyshuara si armë të ftohta.

Ndërkohë, edhe në një reagim për për mediat, vetë Fatos Lubonja e cilëson goditjen me gurë të makinës, si një sulm ndaj tij si publicist.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?