Këngëtarja Ingrid Gjoni dhe djali i saj Paridi

VIP & Spektakël

Fqinjë me Metën dhe Berishën, Ingrit Gjoni prezanton vilën luksoze në Gjirin e Lalzit (Foto)

4 Tetor 2018, 12:23| Përditesimi: 4 Tetor 2018, 12:28

  • Share

Ingrit Gjoni është një nga këngëtaret më të njohura në Shqipëri. Ajo është prej vitesh pjesë e skenave muzikore dhe këngët e saj janë bërë hite në tregun shqiptar. Pavarësisht lodhjes së madhe, këngëtarja ka arritur të bëjë të sajën një vilë luksoze në zonën e Gjirit të Lalzit.

E ftuar në emisionin “Rudina”, Gjoni ka prezantuar pamjen brenda shtëpisë të cilën u shpreh se e ka arreduar vetë të gjithën. "Çdo gjë e kam bërë nga fillimi vetë dhe pasioni im është vetëm kur merrem me këtë gjë. Jam lodhur shumë gjithë verën, por çdo gjë e kam menduar me trurin tim. Doja diçka të veçantë. Arkitekte nuk jam, por kam shumë dëshirë dhe më vjen shumë keq që nuk jam bërë,"- u shpreh Ingriti.

Pamje brenda vilës së Ingrit Gjonit

Gjiri i Lalzit njihet si një nga zonat ku banojnë personazhë të njohur nga shtresa elitare e shoqërisë shqiptare. Ndër to mund të rendisim, Presidentin Ilir Meta, ish-kryeministrin Sali berisha dhe aktorin Bes Kalllaku.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?