Serian Musta, pronari i bulmetoreje në rrugën 'Muhamet Gjollesha' fqinj me Aneta Ramën, tregon në një intervistë për Report Tv se nëna e kryeministrit ishte një grua e rrallë. Ai kujton takimin e fundit para një muaji dhe thotë se daljet kohët e fundit ishin rralluar për shkak të problemeve me shëndetin.
"Këtu kam 20 vite në këtë lagje dhe ndihem shumë keq dhe ajo ishte një zonjë e rrallë, njeri shumë i thjeshtë, shumë komunikuese, sidomos me familjen time, më vjen shumë keq, i shpreh ngushëllime familjes. Ishte njeri shumë i thjeshtë, shumë korrekte, shumë e dashur me njerëzit e lagjes, me të gjithë.
Ditët e fundit ka qenë rënduar dhe vinte shumë rrallë. Herën e fundit e takova para një muaji te stoli, e pyeta te shëndetin. Shqetësimet e veta dhe të moshës. Më ka ardhur shumë keq, jo vetëm mua, por edhe lagjes. Ishte njeri shumë i madh, grua shumë e mirë, zonjë e vërtetë" tha ai. Aneta Rama ndërroi jetë ditën e sotme.