Pas përfundimit të hetimeve nga SPAK, Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dhënë dënimin për të pandehurit në fraksionin e tretë të dosjes 339.
GJKKO dënoi me 125 vite e 2 muaj burg 17 të pandehurit për tregtim të heroine si dhe për laboratorin e drogës në Has.
Mes të dënuarve janë vëllai ish-deputetit socialist Arben Ndoka, Gjevi Ndoka i cili u dënua me 8.8 vite dhe Ronin e Shijakut, Hekuran Hoxhën ndaj të cilit u vendos 10 vite e 8 muaj burg. Ndërkohë janë dënuar dhe pjesëtarë të grupit Avdylaj të Shijakut, Altin Avdylaj dhe Shkëlqim Avdylaj me nga 6.8 vite dhe 4.8 vite burg.
Me 12 vite burg është dënuar dhe Admir Hoxha i cili akuzohet se është organizatori i këtij rrjeti kriminal dhe tashmë ndodhet ende në arrati. Gjithashtu është kërkuar dhe sekuestrimi i pasurisë Hotel "Ador“ në Rinas.
Kjo dosje penale ka filluar të ndërtohet në dhjetor 2016 nga prokurori Anton Martini, ku fillimisht në Kavajë janë arrestuar shtetasit Ramadan Shabani, Enerd Duka, Marjus Xhihani etj, persona këta tashmë të dënuar nga gjykata e Kavajës për tregtim të heroinës. Fill pas kësaj indicie, prokuroria ka marë informacion se prapa shpërndarësve të heroinës të arrestuar në Kavajë, qëndrojnë persona të rëndësishëm dhe me influencë.
Kjo pasi kokaina dhe heroina vinte dhe Kolumbia, Turqia dhe Peruja për shpërndarje në shtetet europiane si Holanda, Gjermania, Franca etj. Çështja është rregjistruar në dhjetor 2016 tek Krimet e Rënda, e cila ka vijuar me ndjekjen e një rasti tjetër të trafikut dhe tregtimit të drogës,ku dilnin në përgjime Avdylajt e Shijakut.
Më konkretisht gjykata vendosi:
Gjevi Ndoka 8.8 vite
Altin Avdyli 6.8 vite
Esat Mehmeti 10 vite
Petrit Suljemani 8.8 vite
Sajmir Sulejmani 8 vite
Hajri Seferi 10.8 vite
Orges Jahoelezi 6.8 vite
Shkëlqim Avdyli 4.8 vite
Mario Zeqiri 4.8 vite
Elton Shehaj 4.8 vite
Ardit Gjyriqi 4.8 vite
Admir Hoxha 12 vite
Hekuran Hoxha 10.8 vite
Vehbi Berushi 8 vite
Anila Shuti 2 vite
Xhavit Shyti 8 vite
Flamur Çela 8 vite
mire jan denuar shum me mbiemer HOXHA kam nje pyetje pse e nxoren nga burgu ERMAL HOXHA apo qe te tregoni se te gjith politikan ligjvenes ligjzbatues jeni pasardhesit e ENVERIT.
PërgjigjuBravo SPAK.Besoj të 17 janë me bindje politike të majta.Pasi dosja 339 & 184 u dërgua te BILD-Gjermani për kapital politikë të PD për zgjedhjet e 2016. Që u denoncuanë në 2019.Kjo u bë shkak për ikjen e Opozitës së rrugës dhe Presidenciale nga Kuvëndi,Zgjedhjet lokale dhe protestat e dhunëshme të ndalura nga Palmeri Amerikan.
Përgjigju