GJKKO

Kronikë

Fraksioni II i dosjes 5D/ GJKKO dënon drejtoreshën e Klubit të Tiranës dhe 3 të tjerët! Asnjë nuk shkon në qeli, të gjithëve u konvertohet në shërbim prove

28 Maj, 12:19| Përditesimi: 28 Maj, 12:53

  • Share

GJKKO ka dhënë vendimin për fraksionin e dytë të dosjes 5D, duke dënuar me burg drejtoreshën e Klubit Sportiv Tiranë, Deborah Keçi dhe 3 të tjerët, Teuta Guri, Renaldo Gjerazi dhe Jetjon Mera. Të gjithë të përfshirët, të cilët ndodheshin në masën ‘detyrim paraqitje’, nuk do të shkojë në qeli pasi dënimi iu konvertohet në shërbim prove.

Deborah Keçi u dënua me 1 vit burg për shkelje të barazisë në tendera, ndërsa përfitoi nga gjykimi i shkurtuar dhe iu ul me 8 muaj burg. Përfundimisht, GJKKO vendosi pezullimin e dënimit me burg dhe vënien në 16 muaj shërbim prove. Gjithashtu për 5 vite i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike.

Teuta Guri u dënua me 9 muaj burg për shkelje të barazisë në tendera, por për shkak të gjykimit të shkurtuar iu ul në 6 muaj. Iu vendos 60 orë punë në interes publik. Për Renaldo Gjerasin, gjykata vendosi 9 muaj burg, dhe nga gjykimi i shkurtuar iu ul në 6 muaj. Në fund, gjykata vendosi 60 orë punë në interes publik brenda 6 muajsh.

Për Jetion Mera u vendos 9 muaj burg, me gjykim të shkurtuar 6 muaj. U vendos që të bëjë 60 orë punë në interes publik. 

Sipas SPAK, Deborah Keçi në cilësinë e titullarit të autoritetit kontraktor “Klubi Sportiv Tirana”, institucion në varësi të Bashkisë Tiranë, në bashkëpunim me Teuta Guri, Jetjon Mera dhe Rejnaldo Gjerazi, në cilësinë e anëtarëve të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave kanë krijuar për operatorin ekonomik “5D Konstruksion” sh.p.k avantazhe dhe privilegje të padrejta në procedurën e prokurimit me objekt “Rikonstruksion Palestra e Mundjes” të zhvilluar në datën 09.12.2020.

Teuta Guri, Jetjon Mera dhe Rejnaldo Gjerazi nuk kanë ushtruar në përputhje me ligjin detyrën e tyre për vlerësimin dhe klasifikimin e ofertave, por kanë vlerësuar dhe klasifikuar në kundërshtim me rregullat e prokurimit publik operatorin ekonomik “5D Konstruksion” sh.p.k, i cili ka qenë i paracaktuar për tu shpallur fitues nga Deborah Keçi.

Vendimet:
Deborah Keçi - Shkelje e barazisë/ 1 vit burg.
8 muaj burg me gjykim të shkurtuar. 
Pezullim i dënimin me burg dhe vënien në 16 muaj shërbim prove.
5 vjet heqje të së drejtës për funksione publike
Teuta Guri - Shkelje e barazisë/ 9 muaj burg
6 muaj me gjykim të shkurtuar. 
60 orë punë në interes publik
Renaldo Gjerasi - 9 muaj 
6 muaj, me gjykim të shkurtuar
60 orë punë në interes publik
Jetion Mera - 9 muaj burg
6 muaj, me gjykim të shkurtuar
60 orë punë në interes publik brenda 6 muajsh

Xh.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Goni vlore: 28/05/2025 15:10

    Per 2 gram ashash jan denuar para disa diesh ne menyre perfundimtare disa adoleshent te aresuar gjithe buje me "operacione" te trumpetuara e dalje para medjave nga ana e Taulant Balles dy persona qe i njof personalisht me nga 8 vite burg....(Dhe shum te tjere ne te njrjten doje)

    Përgjigju
  • Juris: 28/05/2025 14:34

    Pse nuk ju dhate dhe nje dekorate pas ketyre denimeve qesharake??? Po ndonje gjobe te konsiderueshme parashikon ligji penal apo nese ndonje nga viktimat e korupsionit te ketyre hajduteve kerkon demshperblim, do ja paguajme ne me taksat tona?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    PD kundër kërkesave të kandidatëve të saj për rinumërim, ishte vendim i drejtë?