Qeveria franceze i ka dal në mbrojtje fushatës së vaksinimit anti-COVID, përkundër kritikave që ajo po ecën shumë ngadalë.
Javën e parë të fillimi të vaksinimit janë kryer gjithsej 516 vaksina.
Zëdhënësi i qeverisë Gabriel Attal tha se vonesa ishte për logjistikën dhe se ekipet duhej të vizitonin të moshuarit në shtëpitë e kujdesit dhe të merrnin pëlqimin e secilit prej tyre.
Bashkimi Evropian filloi vaksinimin me vaksina Pfizer/BioNTech më 27 Dhjetor.
Nga e diela në mëngjes rreth 240.000 persona ishin vaksinuar në Gjermani.
Britania e Madhe është bërë vendi i parë në botë që filloi t'u japë njerëzve vaksinën kundër koronavirusit të Oksford-AstraZeneca. Ndërsa, në këtë vend rreth një milion njerëz tashmë janë vaksinuar me atë të Pfizer/BioNTech.
Gabriel Attal, i cituar nga faqja franceze e lajmeve LCI, tha se qeveria franceze po ndiqte këshillat shkencore, duke u dhënë përparësi të moshuarve në shtëpitë e kujdesit.
"Një fillim i vaksinimit më gradual është i nevojshëm për arsye logjistike: nuk mund t'u kërkoni këtyre njerëzve të shkojnë diku tjetër në vend, dhe vonesa lidhet gjithashtu me një konsultë para-vaksinimit dhe marrjen e pëlqimit. Kjo kërkon pak më shumë kohë", tha ai.
Franca është vendi i pestë në botë më numrin më të lartë të infektimeve i cili aktualisht ka arritur 2,655,728 dhe numrin më të lartë të viktimave që është 65,037. Situata epidemiologjike pavarësisht masave të marra ende nuk paraqitet e stabilizuar në vend.