Pamje nga Gaza dhe pasojat e luftës

Bota

Franca dhe Kina kundër Izraelit për Gazën! Tel-Avivi plan për pushtim e mbajtje territoresh! Ministri i Jashtëm francez: U shkel ligji humanitar! Hamas: Ndërpresim bisedimet

6 Maj, 13:44| Përditesimi: 6 Maj, 13:49

  • Share

Franca dhe Kina kundërshtuan planin e Izraelit për të pushtuar Gazën.

Ministri i Jashtëm francez tha se Parisi dënon "me vendosmëri" fushatën e re ushtarake të Izraelit në Rripin e Gazës. "Është e papranueshme," tha Jean-Noël Barrot në një intervistë në radio, duke thënë se qeveria izraelite po "shkel ligjin humanitar" me vendimin që kabineti I sigurisë miratoi një ditë më herët dhe që çon në "pushtimin e Rripit të Gazës dhe mbajtjen e territoreve".

Edhe Pekini zyrtar shpreh "kundërshtimin" e tij ndaj planit të Izraelit, duke përfshirë mundësinë e zhvendosjes së një pjese të madhe të palestinezëve.

"Kina është thellësisht e shqetësuar për situatën aktuale midis Palestinës dhe Izraelit," tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Lin Jian, duke shtuar se Pekini "kundërshton veprimet e vazhdueshme ushtarake të Izraelit në Gaza dhe se shpreson që të gjitha palët të vazhdojnë të angazhohen dhe të zbatojnë efektivisht marrëveshjen e armëpushimit".

Një zyrtar i lartë i Hamasit tha se grupi nuk është më i interesuar në bisedimet e armëpushimit me Izraelin dhe i kërkoi komunitetit ndërkombëtar t'i japë fund "luftës së urisë" të Izraelit në Gaza.

"Nuk ka kuptim të fillojmë bisedimet ose të shqyrtojmë propozime të reja për armëpushim për sa kohë që lufta e urisë dhe lufta e shfarosjes vazhdojnë në Rripin e Gazës", tha një zyrtar i Hamasit për AFP, duke i kërkuar komunitetit ndërkombëtar "të ushtrojë presion mbi qeverinë Netanyahu për t'i dhënë fund krimeve të urisë, etjes dhe vrasjeve" në Gaza.

Komentet e tij vijnë një ditë pasi ushtria izraelite tha se zgjerimi i operacioneve të saj në Gaza do të përfshinte zhvendosjen e "shumicës" së banorëve të saj.

A.Q/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata drejt fundit, a ju kanë bindur partitë që të votoni më 11 maj?