Bota

Franca do të njohë Shtetin e Palestinës

24 Korrik, 21:42| Përditesimi: 24 Korrik, 21:44

  • Share

1749837755_b14fe0f79c45760498d5708534989025.jpg

Emmanuel Macron

Franca do ta njohë zyrtarisht Shtetin e Palestinës gjatë Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, në muajin shtator — ka njoftuar të enjten presidenti Emmanuel Macron përmes rrjeteve sociale.

“Besnik ndaj angazhimit të saj historik për një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme në Lindjen e Mesme, kam vendosur që Franca të njohë Shtetin e Palestinës. Këtë vendim solemn do ta shpall në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në shtatorin e ardhshëm”, shkroi kreu i shtetit francez në X (ish-Twitter) dhe në Instagram.


Lajmi kryesor:

SHBA ndërpret bisedimet për armëpushim në Gaza: S’ka vullnet nga Hamas! Ministri izraelit: Enklava palestineze do të bëhet hebraike


K.M/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Lirim me kusht pas 35 vitesh për të dënuarit përjetë, si e vlerësoni?