Presidenti i Francës, Emanuel Macron

Senati francez voton për të përfshirë të drejtat e abortit në kushtetutën e Francës! Politikanët e djathtë kundër lëvizjes

3 Mars, 09:22| Përditesimi: 3 Mars, 09:44

  • Share

Franca është më pranë miratimit të të drejtave për abortin dhe përfshirjen e tyre në Kushtetutë. Kjo pasi senatorët votuan një javë më parë me shumicë votash këtë ndryshim. Në total 267 senatorë votuan pro përfshirjes të të drejtave të abortit në Kushtetutën franceze ndërsa 50 të tjerë votuan kundër.

Amendamenti kushtetues përballet me një test përfundimtar të hënën më 4 mars, ku do duhet të sigurojë mbështetjen e tre të pestave të ligjvënësve në kongresin e përbashkët të parlamentit ku të dyja dhomat do të votojnë së bashku.

“Unë jam i përkushtuar për ta bërë lirinë e grave për të kryer një abort të pakthyeshme duke e përfshirë atë në kushtetutë,” tha Emmanuel Macron në një postim në X, duke festuar miratimin në Senat.

Përpjekja për përfshirjen e abortit në Kushtetutë, u bë një prioritet për qeverinë franceze pas vitit 2022.

Aktualisht, të drejtat e abortit në Francë mbrohen nga një ligj i vitit 1975, i cili është amenduar në shumë raste, më së fundi në vitin 2022, për të zgjatur kornizën kohore për abortet legale nga 12 në 14 javë të shtatzënisë.

Lëvizja ka një mbështetje të madhe nga publiku francez, sipas sondazheve, por është përballur me kritika nga ligjvënësit e krahut të djathtë. Mbështetësit e projekt-ligjit thonë se kushtetutshmëria do të mbrojë të drejtat e abortit edhe nëse në të ardhmen vijnë në pushtet politikanët e krahut të djathtë.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?