Emanuel Macron, Keir Starmer dhe Friederich Merz
Udhëheqësit e Francës, Gjermanisë dhe Mbretërisë së Bashkuar i bënë thirrje sot Iranit që të "përmbahet nga ndërmarrja e çdo veprimi të mëtejshëm, që mund të destabilizojë rajonin", në përgjigje të sulmeve të SHBA-së në vendet e tij bërthamore.
"Ne i bëjmë thirrje Iranit të angazhohet në negociata që çojnë në një marrëveshje që adreson të gjitha shqetësimet që lidhen me programin e tij bërthamor. Ne jemi të gatshëm të kontribuojmë për këtë qëllim në koordinim me të gjitha palët", shtuan Emmanuel Macron, Keir Starmer dhe Friederich Merz në një deklaratë të përbashkët.
Irani nga ana e tij ka deklaruar se do kundërpërgjigjet ashpër ndaj SHBA-ve, deri në sulmet ndaj bazave ushtarake në Lindjen e Mesme dhe më gjerë.
Nga ana tjetër, këshilltarët pranë liderit suprem Ali Khamenei, thanë se nuk ishin prekur bazat kryesore të centraleve bërthamore nga sulmet amerikane dhe se dëmet ishin sipërfaqësore.
Lajmi kryesor:
SHBA sulmoi Iranin, Këshilli i Sigurimit të OKB mbledhje urgjente, Guterres: Ka rrezik për hakmarrje! Reagojnë dhe Von der Leyen, Macron, Starmer e Merz
A.Q/ReportTv.al