Angela Merkel, Edi Rama, Emanuel Macron

Franca kërkon reformim përpara zgjerimit/ Rama: Europën e bashkon plogështia e saj përballë fatit

16 Tetor 2019, 22:00| Përditesimi: 16 Tetor 2019, 22:17

  • Share

Pasi Franca ripërsëriti qëndrimin e saj se nuk do të mbështesë hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut pa u reformuar Bashkimi Europian, ka ardhur edhe reagimi i kryeministrit Edi Rama.

Rama ka shpërndarë një thënie të shkrimtarit dhe poetit meksikan Octavio Paz i cili thotë se e vetmja gjë që e bashkon Europën sot, është plogështia e saj përballë fatit, duke e quajtur këtë 'thënia e ditës'.

Postimi i kryeministrit Rama

Në një konferencë të përbashkët me kancelaren gjermane Angela Merkel, presidenti i Francës Emanuel Macron u shpreh se këto dy vende kanë ndërmarrë reforma të rëndësishme por fillimisht duhet të reformohet procedura e pranimit në Bashkimin Europian.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Tttatga: 17/10/2019 07:20

    Vazhdoj me prralla ky

    Përgjigju
  • Gafurri: 16/10/2019 23:59

    NUK ESHTE VESHTIRE PER TU KUPTUAR SI MUND TE KRAHASOSH NJE FRANCEZ ME 2000euro/ne muaj minimumi ME SHQIPETARIN ME 100euro/ne muaj Kjo ESHTE arsyja QE POLITIKA E RILINDJES NUK E PERMEND

    Përgjigju
  • Hasani: 16/10/2019 22:13

    Atehere nga inati hapni negociatat me Rusine.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?