Franca na kthen 'borxhin', i vendosin Finlandës himnin e Shqipërisë para ndeshjes (VIDEO)

17 Shkurt 2022, 07:48| Përditesimi: 17 Shkurt 2022, 07:54

  • Share

Franca duket se ka një problem të madh me njohjen e himneve të shteteve të tjera.

Mbeti në mendjen e të gjithëve ngatërresa që u bë para ndeshjes Francë-Shqipëri në kuadër të kualifikimeve të Kampinonatit Europian 2020, ku himni i Shqipërisë u ngatërrua dy herë, ku në vend të tij u intonua i Andorrës dhe Armenisë. Historia është përsëritur dhe këtë herë i është kthyer edhe 'borxhi'  Shqipërisë.

Në ndeshjen e futbollit të femrave mes Francës dhe Finlandës në 'Turneun e Francës', teksa finlandezet po prisnin himnin e tyre është luajtur i plotë himni i Shqipërisë.

Lojtaret e kuptuan gabimin dhe nisën të qeshnin me njëra-tjetrën.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?