Danimarkë-Francë

Botërori 2018/ Peruja mposht Australinë, Francë-Danimarkë mbyllet pa gola

26 Qershor 2018, 10:30| Përditesimi: 26 Qershor 2018, 18:03

  • Share

Mbyllet faza e grupeve dhe për grupin C, dy skuadrat europiane kalojnë në 1/8. Pavarësisht se ndeshja e sotme Danimarkë- Francë u mbyll në barazim 0-0, të dyja ekipet kanë kaluar në 16 më të mirat.
Franca kalon si kreu i grupit me 7 pikë e ndjekur nga Danimarka me 5 pikë. Në ndeshjen tjetër të grupit C, Peruja mposhti Australinë 2-0 një fitore me pak peshë, pasi Peru doli e 3-ta me 3 pikë dhe Australia e fundit me 0 pikë. 
Franca dhe Danimarka do të presin dy vendet e para të Grupit D për të parë se me kë do të përballen në fazën e 1/8. Mbrëmjen e sotme do të luhet Nigeri-Argjentinë dhe Islandë-Kroaci.

Formacioni zyrtar i Danimarkës dhe Francës

Danimarka: Shmaikel; Dalsgard, Kjaer, Kristensen, Striger; Delani, M. Jorgensen, Eriksen; Sisto, Kornelius, Breithueit

Franca: Mandanda; Sidibe, Kimpembe, Varane, Hernandez; Kante, Nzonzi; Dembele, Grizman, Lemar; Zhirud 

Formacioni zyrtar i Australisë dhe Perusë

Australi: Rajan, Behiç, Jedinak, Milligan, Risdon, Sainsburi, Rogiç, Moi, Leki, Kruse, Juriç.

Peru: Galles, Trauko, Santamaria, Advinkula, Jotun, Tapia, Ramos, Kueva, Flores, Karillo, Guerrero.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?