Foto ilustruese

Bota

Franca ndalon pirjen e duhanit në hapësirat publike ku të pranishëm janë dhe fëmijët! Gjobë kush shkel ligjin

30 Maj, 07:33| Përditesimi: 30 Maj, 07:39

  • Share

Franca do të ndalojë pirjen e duhanit në të gjitha vendet e hapura ku mund të hyjnë fëmijët, duke përfshirë plazhet, parqet dhe stacionet e autobusëve, njoftoi të enjten, Catherine Vautrin, ministrja e Shëndetësisë dhe e Familjes.

Vendimi do të hyjë në fuqi më 1 korrik ndërsa ata që e shkelin ligjin do të gjobiten me 135 euro.

"Duhani duhet të zhduket aty ku ka fëmijë. Mosrespektimi i ndalimit mund të rezultojë në një gjobë prej 135 eurosh, tha Vautrin në një intervistë për të përditshmen Ouest-France.

Më tej ajo thekson se liria për të pirë duhan “mbaron aty ku fillon e drejta e fëmijëve për të thithur ajër të pastër.

Sipas statistikave të Komitetit Kombëtar Kundër Duhanpirjes në Francë më shumë se 75,000 duhanpirës vdesin çdo vit nga sëmundje që lidhen me duhanin.

Pirja e duhanit në institucione si restorante dhe klube nate është ndaluar në Francë që nga viti 2008.

Masat e përhapura për të ndaluar pirjen e duhanit në plazhe, parqe dhe vende të tjera publike ishin menduar të hynin në fuqi në vitin 2024, por dekreti që duhej të merrej nuk u miratua kurrë.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    PD kundër kërkesave të kandidatëve të saj për rinumërim, ishte vendim i drejtë?