Bota

Franca në krizë politike/ Presidenti Macron negociata për qeveri të re! Opozita gati, kusht reforma e pensioneve

6 Dhjetor 2024, 15:40| Përditesimi: 6 Dhjetor 2024, 15:58

  • Share

17.5 milionë shikues ishin para ekranit për mesazhin e presidentit Emmanuel Macron në pritje të emrit të kryeministrit të ri. Pas takimeve në Pallatin Elysee me aleatë dhe politikanë, Macron nuk e kishte një kryeministër të ri për Francën pas rrëzimit të qeverisë së Michel Barnier.

Presidenti francez përjashtoi mundësinë e dorëheqjes së shumë kërkuar nga opozita, duke thënë se do të qëndrojë deri në fund të mandatit të tij në vitin 2027. 

Cinizëm politik e quajti Macron kaosin e politikanëve opozitarë me rrëzimin e qeverisë me mocion mosbesimi duke i dhënë fund koalicionit të pakicës së kryeministrit të djathtë Barnier vetëm 3 muaj në pushtet.

Të shtunën Franca rihap katedralen ‘Notre Dame’ pas zjarrit shkatërrues të 2019 ku liderët e disa shteteve do jenë në ceremoni dhe koha po ecën pas për Macron që në këtë event drejtuesit e shteteve mes tyre Donald Trump t’i presë me një kryeministër të ri.

Ai do të emërojë kryeministri e ri në ditët në vijim dhe për formimin e një qeverie me interes të përgjithshëm po vijon takimet me liderë e politikanë. 

Opozita socialiste është gati të negociojnë deklaroi sekretari i partisë  Olivier Faure, por kërkon ngrirjen e reformës së pensioneve. Shfuqizimi i reformës që rrit moshën e daljes në pension nga 62 në 64 është një mur i pakapërcyeshëm për Frontin e Ri Popullor .

‘La France Insoumise’ pra partia e Jean-Luc Mélénchon me të cilën ai bën pjesë në bllokun e Fronti i Ri Popullor i majtë , e kanë "përjashtuar veten nga diskutimi".

Teksa Franca ka hyrë në një periudhë trazirash politike, Elysee tha se qeveria e rrëzuar Barnier do të merret me çështjet aktuale derisa të emërohet një e re.

K.M/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?