Emmanuel Macron, Benjamin Netanyahu dhe Marco Rubio

Bota

Franca do njohë Palestinën, Netanyahu: Shpërblen terrorizmin! SHBA: Vendim i pamatur! Hamasi: Edhe vendet e tjera të bëjnë të njëjtën gjë

25 Korrik, 07:14| Përditesimi: 25 Korrik, 15:11

  • Share

Shtetet e Bashkuara kanë kundërshtuar planin e presidentit francez Emmanuel Macron për të njohur një shtet palestinez. Qëndrimi u bë me dije nga Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, i cili u shpreh se vendimi është i pamatur dhe i shërben vetëm propagandës së Hamasit.

"Shtetet e Bashkuara e kundërshtojnë me forcë planin e Emmnuel Macron për të njohur një shtet palestinez në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së. Ky vendim i pamatur i shërben vetëm propagandës së Hamasit dhe pengon paqen. Është një shuplakë në fytyrë për viktimat e 7 tetorit.”, shkroi Rubio.

Edhe kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu dënoi menjëherë vendimin francez, i cili shkroi në një deklaratë se "shpërblen terrorin".

"Një shtet palestinez në këto kushte do të ishte një trampolinë për shfarosjen e Izraelit, jo për të jetuar në paqe pranë tij", komentoi Netanyahu.

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, shtoi: "Ne nuk do të lejojmë krijimin e një entiteti palestinez që do të minonte sigurinë tonë dhe do të rrezikonte ekzistencën tonë".

Hamasi përshëndeti angazhimin e Francës për të njohur shtetin e Palestinës si një hap pozitiv, duke u kërkuar vendeve të tjera të bëjnë të njëjtën gjë pavarësisht kritikave izraelite.

"Ne besojmë se ky është një hap pozitiv që shkon në drejtimin e duhur për t'i sjellë drejtësi popullit tonë të shtypur palestinez dhe për të mbështetur të drejtën e tyre legjitime për vetëvendosje", tha Hamasi në një deklaratë pas njoftimit të Presidentit francez Emmanuel Macron se Parisi do ta njihte zyrtarisht shtetin e ri në shtator.

"Ne u bëjmë thirrje të gjitha vendeve në botë, veçanërisht kombeve evropiane dhe atyre që ende nuk e kanë njohur Shtetin e Palestinës, të ndjekin shembullin e Francës", shtoi Hamasi.

Reagimi i Rubios 

Xh.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Shif Tari: 25/07/2025 09:06

    Te luftosh per endrrat e para 2500 vjeteve, I bije qe ne shqiptaret duhet te luftojme mer ballkanin. Edhe emri balkan e justifikon:"ne balle kena kon". Duhet te kerkoje edhe "venet tona", ne Itali. Indiane e Amerikes duhet te kerkoje largimin e te gjithe banoreve me origjine europiane. Dhe ne kete bote te jene cifute, shqiptare, indiane. Te tjeret Jane terroriste, se keshtu dua une, dmth, Netanjahut e Trapet.

    Përgjigju
  • Shqiptari: 25/07/2025 07:56

    Kllouni Makron po vepron ne mbeshtetje te terroristave Kane te drejte zyrtaret amerikane dhe ambasadori amerikan ne Izrael kur thone se nese do nje shtet palestinez, te heqe menjane nje cope te rivieres franceze dhe t'ja dhuroje dhe te krijoje vete shtetin palestinez. Fundja Franca do shnderrohet ne vendit e pare ne BE me shumice muslimane, dhe qytetet franceze duken me keq se zonat e luftes ne lindje te mesme!

    Përgjigju
    • tani: 25/07/2025 11:42

      shqipe merru me pettla e pij nje teke raki se nuk ja ke haberin se ça ndodh ne bote. mos len nam por mbylle telefonin

  • Sondazhi i ditës:

    Lirim me kusht pas 35 vitesh për të dënuarit përjetë, si e vlerësoni?