Franca nuk lejon më përdorimin e hidroksiklorinës në trajtimin e pacientëve Covid

27 Maj 2020, 12:36| Përditesimi: 27 Maj 2020, 12:39

  • Share

Qeveria franceze ka deklaruar se mjekët në vend nuk do të lejohen më që të përdorin hidroksiklorinën si ilaç për trajtimin e koronavirusit.

Vendimi vjen pasi Organizata Botërore e Shëndetësisë e pezulloi këtë javë testimin e hidroksiklorinës dhe të klorokinës, për shkak të shqetësimeve për sigurinë.

Hidroksiklorina, e cila përdoret normalisht për të trajtuar malarien ose artritin, është promovuar më herët nga virologu francez, Didier Raoult, i cili është takuar me presidentin e Francës, Emmanuel Macron, për të diskutuar përdorimin e saj si trajtim për pacientët me koronavirus.

Por, OBSH-ja tha këtë javë se ka pezulluar testimin e saj dhe të klorokinës, pasi një studim në revistën mjekësore britanike The Lancet ka konstatuar se përdorimi i këtyre ilaçeve te pacientët me koronavirus mund t’i rrisë shanset e tyre për të vdekur.

Sipas studimit, ato mund të prodhojnë efekte anësore, sidomos aritmi të zemrës.

Javën e kaluar, presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se është duke marrë hidroksiklorinë për të lehtësuar simptomat nëse infektohet me koronavirus.

Komento

Komente

  • STAVRI: 27/05/2020 12:41

    hidroksiKLOROKINE

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?