Foto ilustruese

Franca përballë një vale të re pandemie, shtërngon masat anti-COVID, nga 3 janari do punohet nga shtëpia, klubet e natës qëndrojnë të mbyllura

28 Dhjetor 2021, 09:15| Përditesimi: 28 Dhjetor 2021, 09:28

  • Share

Franca po përballet me një valë të re infektimesh, ku numri personave që preket me Omicron është rritur shumë. Vetëm dy ditë më parë Franca shënoi një rekord infektimesh që prej fillimit të pandemisë, konkretisht mbi 100 mijë raste me COVID.

Kjo rritje e infeksioneve ka bërë që qeveria franceze të marrë masa shtrënguese për të parandaluar këtë valë të pandemisë. Nga data 3 janar puna nga shtëpia do të jetë e detyrueshme për të gjitha ata biznese që mund ta zbatojnë këtë masë. Ndërkohë, grumbullimet në ambientet e brendshme nuk do të lejohen me më shumë se 2.000 persona. Sa i përket grumbullimeve në ambientet e jashtme do të kufizohen në 5.000 persona.

Klubet e natës do të qëndrojnë të mbyllura deri në një njoftim të dytë. Mbajtja e maskave do të bëhet e detyrueshme në qendrat e qyteteve. Nga 15 janari futet në fuqi certifikata e vaksinimit e cila do të kërkohet në të gjitha ambientet publike.

Pavarësisht rritjes së infeksioneve, kryeministri francez Jean Castex nuk ka marrë asnjë masë kufizuese për natën e ndërrimit të viteve, përveçse ka anuluar spektaklin me fishekzjarrë.

Ministri i Shëndetësisë Olivier Veran tha se infeksionet me koronavirus po dyfishohen çdo dy ditë, duke paralajmëruar një "megavalë" të rasteve të reja. Franca aktualisht ka mesatarisht më shumë se 70.000 infeksione të reja ditore. Të hënën, u regjistruan më shumë se 1,600 shtrime të reja në spital, duke e çuar numrin e përgjithshëm të njerëzve në spital si rezultat i Covid-19 në 17.000.

Vendet në të gjithë Evropën po shtrëngojnë kufizimet ndërsa infeksionet rriten dhe varianti i ri Omicron përhapet në kontinent.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?