Sport

Franca përmbys Belgjikën e luan me Spanjën në finalen e Ligës së Kombeve, Brazili di vetëm të fitojë ndërsa Argjentina 'ngec'

8 Tetor 2021, 09:15| Përditesimi: 8 Tetor 2021, 09:57

  • Share

Spanjë-Francë është finalja e edicionit të dytë të Ligës së Kombeve në program të dielën në “San Siro”. Në Torino në gjysmëfinalen e dytë mes Belgjikës dhe Francës pati spektakël ku “gjelat” përmbysën belgët. Franca fitoi 3-2 ndaj Belgjikës dhe fluturoi në finalen e madhe falë një pjese të dytë fantastike.

Belgjika e mbylli pjesën e parë në avantazh të dyfishtë falë golave të Carrasco e Lukakut të shënuar në harkun kohor të tre minutave 37-të dhe 40-të. Por në pjesën e dytë Franca fillimisht barazoi me dyshen e sulmit Benzema e Mbappe që shënuan në minutat 62 dhe 69-të dhe në minutën e 90-të Theo Hernandez me një silurë mposhti sërish portierin Courtois dhe i dha fitoren Francës. Franca dhe Spanja do të “luftojnë” për trofeun e Ligës së Kombeve të dielën ndërsa finalja e vogël do të jetë Itali-Belgjikë.

Në kualifikueset e Kupës së Botës të zonës së Amerikës së Jugut Brazili di vetëm të fitojë dhe kryeson me 27 pikë të plota pas 9 ndeshjesh. Seleçao mposhti 3-1 Venezuelën në transfertë.

Argjentina ngeci në barazim pa gola ndaj Paraguait në transfertë. Messi me shokë nuk shënuan dot dhe mbajnë vendin e dytë në grupin kualifikues me 19 pikë. Uruguaj-Kolumbi u mbyll pa gola./ Përgatiti Andi Kapxhiu

 

 

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?