VIDEO/Aksidenti 1.1 milion euro në Monako bën xhiron e rrjetit 

11 Tetor, 19:45| Përditesimi: 11 Tetor, 20:16

  • Share

Monaco-Pamjet e një aksidenti rrugor të ndodhur jashtë ‘Hotel De Paris’ në Monako, ku ndodhet edhe kazinoja e njohur ‘Monte Carlo’, kanë bërë xhiron e rrjetit për shkak të vlerës së konsiderueshme të makinave të përplasura.

Raportohet se të gjiths makinat ishin të shtrenjta duke përfshirë një Bentley, një Aston Martin Rapide, një Ferrari 599, një Rolls Royce Ghost dhe një Porsche 911. Të gjitha dëmet si pasojë e aksidentit kapin vlerën e 1.1 milion eurove.

Video e aksidentit e publikuar në Instagram duket se është shkaktuar nga një shofere vajzë që drejtonte makinën tip Bentley Azure. Po ashtu nga pamjet e publikuara shohim se si një polic trafiku përpiqet që të vendosi rregull në rrugë pas rrëmujës së shkaktuar.

Xh.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me arrestimin e Ilir Metës?